• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski pret nga e shtuna ose më së voni deri të hënën të hapet një pikë e re për ndërrimin e dokumenteve personale në Shkup

Spasovski pret nga e shtuna ose më së voni deri të hënën të hapet një pikë e re për ndërrimin e dokumenteve personale në Shkup

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA)  -  Ministria e Punëve të Brendshme është në fazën përfundimtare të rregullimit të pikës, e cila duhet të vihet në funksion për lëshimin e dokumenteve personale. Deri të shtunën duhet të përfundojnë të gjitha përgatitjet e hapësirës që të fillojnë me punë të punësuarit, ndërsa qytetarët të shërbehen, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili u përgjigj në pyetjet e gazetarëve, pas hapjes së objektit të ri për ekspertizë mjeko-ligjore në MPB.

 "Pres  tashmë nga e shtuna apo e hëna, në varësi si të do jenë të gati, të mund ta vëmë në funksion objektin,  me çfarë po përgatitemi të bëjmë dy turne në vetë objektin dhe në një mënyre të kemi një dinamikë të mirë për qytetarët. Ashtu që,  nga njëra anë, të gjitha shtëpitë grupore dhe shtëpitë e të moshuarve është dhënë mundësi të paraqiten dhe në disa prej tyre kanë përfunduar plotësisht me marrjen e të dhënave për lëshimin e dokumenteve të reja personale", tha Spasovski.

 Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të kenë grupe të targetuara dhe qytetarë të cilët do të mund t'i ndërrojnë dokumentet e tyre personale. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pret që deri në fund të vitit ose në fillim të janarit të kompletohen të gjitha objektet, në të cilat mund të ndërrohen të dhënat të jenë të përfunduara.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR