• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski nga Struga:  Jemi të udhëzuar drejt detektimit të qartë të sfidave të imponuara dhe ndërtimit të përgjigjeve përkatëse

Spasovski nga Struga:  Jemi të udhëzuar drejt detektimit të qartë të sfidave të imponuara dhe ndërtimit të përgjigjeve përkatëse

Strugë, 27 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski u drejtua në hapjen e Konferencës së 14-të të Konferencës ndërkombëtare me temë "Koncepti strategjik dhe i sigurisë për vendet e EJL-së", që nga sot deri të premten mbahet në Strugë, në organizim të Fakultetit të Sigurisë - Shkup dhe Fondacionit "Fridrih Ebert".

Në fjalim, siç komunikoi ministria dikasteriale ai ka theksuar se pajtohet me konstatimin se bota nuk ka qenë asnjëherë para një tundimi kaq të fuqishëm dhe bazik në planin gjeopolitik dhe civilizues.

"Bëhet fjalë për sfidë, e cila kërkon përgjigje përkatëse dhe globale dhe kuptohet nacionale, sepse thjeshtë, askush nuk është i rrethuar nga sfidat aktuale, ndërsa akoma më pak nga pasojat, të cilat në vitet para nesh mund të dalin nga ngjarjet nga lindja e Evropës", ka theksuar Spasovski.

Sipas tij, ato ndikime kanë reflektim në të gjitha poret e programeve, koncepteve dhe vendimeve shoqërore dhe politike, të cilat ofrohen për analiza dhe diskutime profesionale-eksperte në Konferencë.

"Nga mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe rëndësia e njësive speciale të policisë në përballjen me kërcënimet moderne, përmes kërcënimeve hibride, ndërtimit të qëndrueshmërisë dhe menaxhimit të rrezikut, deri te hetimet penale në krim të rëndë dhe të organizuar apo propagandë dhe lajme të rreme, natyrisht duke përfshirë edhe përvojat për tema individuale të të ftuarve nga vendet e rajonit", theksoi ministri.

Duke folur për ngjarjet në Ukrainë nga viti 2022 e në vazhdim, ai, siç thuhet në komunikatë, u shpreh i bindur se ato kanë shkaktuar pasoja tektonike në rajonin e Evropës Juglindore dhe në të njëjtën masë, apo edhe në një masë më të madhe, sugjeron domosdoshmërisht ekzistencën e sfidave gjeopolitike globale.

Ministri i Punëve të Brendshëm shprehu besimin se konferencat shkencore justifikojnë plotësisht kuptimin dhe rëndësinë e tyre dhe ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme, nëpërmjet debatit cilësor dhe ekspertizës analitike, për të dalë me propozime dhe ide optimale të dobishme shoqërore në interes të mbrojtjes dhe forcimit të interesave strategjike dhe sigurisht në interes të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe evropiane. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR