• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski - Neshiq: Marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e sigurisë janë në nivel jashtëzakonisht të lartë

Spasovski - Neshiq: Marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e sigurisë janë në nivel jashtëzakonisht të lartë

Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka zhvilluar takim pune me një delegacion të Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të kryesuar nga ministri i Sigurisë, Nenad Neshiq në të cilin fokusi ishte në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellimin e lidhjeve miqësore ndërmjet dy ministrive.

"Me kënaqësi të veçantë po them se marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimi rajonal janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer i deritanishëm, si në nivel politik ashtu edhe në atë operacional, bazohet në Marrëveshjet e nënshkruara tashmë ndërmjet qeverive të dy vendeve tona për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, tregtisë ilegale në drogat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorët, migrimi ilegal si dhe marrja në dorëzim e personave me qëndrim të paligjshëm, të cilat padyshim janë të një rëndësie të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinën", theksoi Spasovski në konferencën e përbashkët për media.

Spasovski gjithashtu e informoi ministrin Neshiq për funksionalizimin e Marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim operativ në menaxhimin e kufijve me Agjencinë Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare - FRONTEX. 

Ministri i Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq, shprehu kënaqësinë e tij që Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë çështje të hapura, po bashkëpunojnë shumë mirë si dy vende mike dhe këtë do ta vlerësojnë edhe në të ardhmen. Me këtë, nga ministri Spasovski u kërkua që të ndajë përvojat e tij lidhur me punën e shërbimit kufitar, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe kontrollin e brendshëm. Ministri Neshiq shprehu gatishmërinë për të hyrë në iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur, me qëllim që të mos ngecje në kufi si dhe qarkullimi i lirë i qytetarëve.

Neshiq, mes tjerash, theksoi se Bashkimi Evropian është e ardhmja e Bosnjës e Hercegovinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministri shfaqi shpresë për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy vendeve. 

Delegacioni i Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, i kryesuar nga ministri i Sigurisë, Nenad Neshiq, nesër do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e Ditës së Njësisë Speciale Antiterroriste TIGRI. fc/

Fotografitë: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR