Spasovski: Nder i veçantë është që të jesh pjesë e proceseve, të cilat janë realizim i vizionit të Gligorovit
- Post By Melahat Baftija
- 09:49, 3 maj, 2023

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Fejsbuk përkujtoi se në ditën e sotme ka lindur Kiro Gligorov, presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur.
"Në diën e some ka lindur Kiro Gligorov (1917-2012), presidenti i i parë i Maqeodnisë së pavarur. Ai e ka kultivuar frazën "oaza e paqes". Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, në shoqërinë e 36-të vendeve të botës", publikoi ministri Spasovski.
Ai theksoi se është nder i veçantë që të jesh pjesë e proceseve, të cilët e kanë realizuar vizionin e presidentit të parë. mb/