• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski në Takimin e Komitetit të ministrave të Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore

Spasovski në Takimin e Komitetit të ministrave të Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është në krye të delegacionit të MPB-së në Takimin e 24-të të Komitetit të Ministrave të Konventës për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore (KBP EJL-së) i cili po mbahet në Beograd-Serbi, në temën “Drejt zbatimit praktik të Marrëveshjes për shkëmbim të automatizuar të të dhënave-"Mini Prum": Në pritje të rezultateve të para operative”.

“Konsideroj se bashkëpunimi në kuadër të Konventës për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore dhe Marrëveshjes për shkëmbim të automatizuar të të dhënave paraqet vlerë të shtuar-së pari nga aspekti praktik në lidhjen me intensifikimin dhe vendosjen e cilësisë së re të sigurisë në bashkëpunimin policor dhe sigurimin e hetimeve efektive kriminalistike dhe menaxhimin me kërcënimet dhe sfidat ndaj sigurisë- e dhënë në kontekst më të gjerë- është mishërimi, pra shfaqja e vullnetit politik dhe gatishmërisë për bashkëpunim dhe implementimin e praktikave evropiane tani më të vendosura”, theksoi ministri Spasovski në fjalimin e tij të parë në këtë sesion.

Gjatë kësaj, ai rikujtoi në nënshkrimin e Marrëveshjes “Mini Prum” me bindjen se implementimi i suksesshëm dhe gatishmëria për bashkëpunim në kuadër të Marrëveshjes për shkëmbim të automatizuar të të dhënave, të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i ka manifestuar në disa raste, në mënyrë intensive duke punuar në më shumë nivele dhe duke investuar një shumë më të madhe të mjeteve materiale, janë dëshmi për vendosmërinë tonë ti përshtatemi sistemit të sigurisë të Bashkimit Evropian, si një faktor shtesë kontribuues për përshpejtimin e integrimit tonë evropian.

“Maqedonia e Veriut, në periudhën e kaluar iu afrua seriozisht shfrytëzimit të mundësive të cilat i ofron bashkëpunimi në kuadër të KPB EJL. Në këtë drejtim edhe i potencova pak më herët se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë mjete të rëndësishme financiare për krijimin e të gjitha parakushteve teknike për efektuimin e shkëmbimit të informatave. Kështu, në Ministrinë e Punëve të Brendshme në fazë përfundimtare është prokurimi dhe instalimi i sistemit të ri të identifikim të automatizuar të të dhënave biometrike (ABIS), i cili përfshin tiparet e fytyrës dhe gjurmë nga linja papilare nga vendi i ngjarjes dhe fotografi të personave të regjistruar dhe persona të panjohur. Një nga komponentët kyçe gjatë specifikimit të tij ishte kërkesa për mundësi teknike për lidhje me rrjetin e Konventës, e cila është realizuar përmes protokolleve teknike të Konventës së Prum-it”, theksoi ministri Spasovski, duke shtuar për sistemet KODIS dhe TESTA.

“Poashtu, me përkrahjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup dhe Qendrës së Gjenevës për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë-DKAF, kemi realizuar prokurimin e sistemit për shkëmbimin e automatizuar e të dhënave të ADN-së-KODIS, kurse tani më është realizuar edhe trajnimi bazik për shfrytëzimin e tij nga ana e ekspertëve përkatës. E rëndësishme për lidhjen me sistemet e lartpërmendura është fakti se pajisjet për TESTA-në fizikisht gjenden në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por është nën kompetenca administrative të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Për momentin në rrjedhë e sipër në Ministri po zhvillohen aktivitete për vendosjen e kontakteve me instancat kompetente të Bashkimit Evropian nga aspekti i sigurimit të hapave preciz të domosdoshëm për kërkesa të mëtejme administrative dhe teknike të të dy sistemeve të lartpërmendura për lidhjen përmes sistemit TESTA”, tha ministri Spasovski në fund të fjalimit të tij, duke falënderuar Sekretariatin e Konventës për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore për përkrahjen e deritanishme dhe angazhimin në lehtësimin në komunikimin operativ dhe punën e shërbimeve policore në Evropën Juglindore.

Foto dhe video: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR