• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski në takim me udhëheqësitë e SPB Kumanovë dhe SPB Tetovë

Spasovski në takim me udhëheqësitë e SPB Kumanovë dhe SPB Tetovë

Kumanovë, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski së bashku me një pjesë të udhëheqësisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Byrosë për Siguri Publike, në Kumanovë realizuan takim pune me udhëheqësinë e Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë dhe Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, si dhe të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare "Veri" që të informohen me reazultatet e punës së nëpunësve policorë në bazë të prioriteteve dhe qëllimeve të përcaktuara, me të vetmin qëllim rritje të sigurisë në komunitet.

"Gëzon fakti se në rajonin e SPB Kumanovë në dhjetë muajt e kaluar kemi zvogëlim të veprave penale për 22 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse në mënyrë paralele është zvogëluar edhe numri i denoncimeve në fushën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike për 12 për qind. Te kriminaliteti klasik shënohet zvogëlim i numrit të veprave penale për 17 për qind, kurse zvogëlim për 58 për qind është evidentuar te kriminaliteti ekonomik. Në fushën e krimit të organizuar për 40 për qind kemi realizim më të madh në zbardhjen e këtyre veprave penale", deklaroi Spasovski.

Siç shtoi, SPB Kumanovë në mënyrë intensive ka punuar edhe në luftë kundër tregtisë së palejuar me drogë, për të cilën flasin edhe 52 bastisje në shtëpi dhe në hapësira tjera ndihmëse, janë parashtruar 44 kallëzime penale kundër 47 autorëve dhe janë sekuestruar lloje të ndryshme të drogave: marihuanë, heroinë, kokainë, hashash, amfeatminë, MDMA, farëra të bimës kanabis sativa. Rezultate të jashtëzakonshme kemi edhe në realizimin e aktiviteteve në planin operativ "Verë e sigurt 2023".

Në fushën e parandalimit, Spasovski theksoi se SPB Kumanovë ka realizuar gjithsej 1.505 aktivitete parandaluese në tema:"Policia dhe qytetarët", "Shkolla të sigurta", "Thuaj JO drogës, PO jetës", "Të sigurt në trafik", etj.

 Në SPB Tetovë është arritur efikasitet solid i policisë, posaçërisht në pjesën e tregtisë së palejuar me drogë.

"Në nivel të SPB Tetovë gjatë kësaj periudhe kohore është arritur efikasitet solid i përgjithshëm në funksionin zbulues në zbulimin e veprave penale për 76 për qind dhe zvogëlim të kriminalitetit, në pajtim me trendin e zvogëlimit të vazhdueshëm në përgjithësi në tërë shtetin. Zvogëlim kemi edhe në denoncimet për prishjen e  rendit dhe qetësisë publike për 6 për qind, kurse efikasitet për 28 për qind është evidentuar te veprat penale me autor të panjohur. Në fushën e tregtisë së palejuar me drogë në këto 11 muajt e kaluar janë zbuluar dhe jenë denoncuar gjithsej 122 vepra penale, që paraqet rritje të efikasitetit zbulues për 53 për qind", tha Spasovski.

SPB Tetovë mund të mburret me rritje të konsiderueshme të numrit të sekuestrimit të marihuanës në sasi prej 33,5 kg, por edhe të heroinës, kokainës, amfetaminës, hashashit, 

"Përveç këtij sekuestrimi këtë muaj, më saktë më datën 13.12.2023 në rajonin e SPB Tetovë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 30,7 kilogramë marihuanë tjetër, kurse pesë persona, prej tyre njëri shtetas i R. së Shqipërisë janë arrestuar”, tha Spasovski, duke shprehur bindjen se edhe në periudhën e ardhshme këto njësite organizative do të vazhdojnë me ritëm të pandërprerë në realizimin e prioriteteve të përcaktuara në drejtim të zvogëlimin të kriminalitetit në të gjitha format dhe fushat e tij, e veçanërisht në forcimin e kontrolleve dhe aktiviteteve në periudhën para pushimeve, për të ruajtur nivelin sigurisë së rendit dhe qetësisë publike në interes të qytetarëve", theksoi Spasovski. 

Fotografia: MPB dhe MIA

QËNDRONI TË LIDHUR