• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Në mënyrë të pakushtëzuar kujdesemi për krijimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë

Spasovski: Në mënyrë të pakushtëzuar kujdesemi për krijimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Një Maji ështëp ditë e cila ka rëndësi të madhe për punëtorët, si nga aspekti i statusit ekonomik dhe social për të cilat luftuan, ashtu edhe për kontributin me të cilin e lëvizin botën përpara, thekson ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në urimin me rastin 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës.

"Ngjarjet të cilat nodhën nga ana tjetër e Atlantikut, duke filluar me kërkesat e punëtorëve për 8 orë punë, 8 orë rekreacion, 8 orë pushim, ndërkaq të cilat kulminuan me grevë të punëtorëve në vitin 1886 në Çikago, për të cilën, për fat të keq, pati edhe viktima, paraqesin simbol për respektimin e punës së secilit njejtë. Deri më sot, në shenjë respekti për viktimat e grevës së Çikagos, por edhe si manifestim i solidaritetit me punëtorët në mbarë botën e shënojmë këtë ditë, ndërsa kërkesat e tyre i shënojmë si vlera më të larta të një shoqëroee të civilizuar dhe bashkëkohore", thotë Spasovski.

Ai thekson se Qeveria është thellësisht e vetëdijshme se puna me përkushtim e punëtorëve paraqet themelin e shoqërisë dhe prandaj në mënyrë të pakushtëzar kujdeset për krijimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë.

Nga aspekti i MPB-së, thotë Spasovski, u angazhuam për përmirësim të prëgjithshëm të statusit social dhe ekonomik të nëpunësve policorë, të krijimit të kushteve profesionale për punë me 80 objekte të rikonstruuara, furnizim të pajisjeve dhe uniformave të reja, pagesë të 5 rrogave shtesë, ndërsa për kohë të shukurtë, edhe rroga e gjashtë bonus.

Sipas tij, e tërë kjo në drejtim të maksimës "Polici e motivuar - qytetarë të sigurt", që, siç thotë, solli rezultate të larta në garantimin e sigurisë që qytetatëve dhe shtetit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR