• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Spasovski në hapje të forumit të BE-së: Krijimi i politikave të përbashkëta është vetëm parakusht për funksionim të përbashkët në kuadër të Bashkimit Evropian, dera është e hapur

Spasovski në hapje të forumit të BE-së: Krijimi i politikave të përbashkëta është vetëm parakusht për funksionim të përbashkët në kuadër të Bashkimit Evropian, dera është e hapur

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Krijimi i politikave të përbashkëta është vetëm një parakusht për funksionimin e përbashkët brenda kornizës së Bashkimit Evropian. Dera eshte e hapur. Varet nga angazhimi ynë nëse e kalojmë pragun. Por ajo që di me siguri është se ne po ecim me vendosmëri përpara. Momenti evropian është i pashmangshëm.

Këtë e porositi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin përshëndetës, me të cilin filloi Forumi dyditor ministror kushtuar Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë BE-Ballkani Perëndimor 2023 nën patronazhin e Presidencës spanjolle.

Siç kumtoi MPB, Spasoski, të ftuarve të pranishëm si komisionerja evropiane e Punëve e Brendshme, Ilva Jovanson, ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë së Spanjës, Grande-Marlaska Gomez, i cili përfaqëson Presidencën e Këshillit të BE-së, ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve  të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të tjerë të lartë të BE-së, Europol, Frontex, u uroi mirëseardhje në këtë takim jashtëzakonisht të rëndësishëm ministror, ​​i cili është një tjetër dëshmi e lidhjes së pathyeshme të rajonit me familjen evropiane – gjeografikisht, strategjikish  dhe në aspekt të vlerave.

“Është një nder i veçantë për mua që pikërisht Republika e Maqedonisë së Veriut, për vetëm katër vjet, i hapi sërish dyert si mikpritëse e Forumit të BE-së – Ballkani Perëndimor, këtë herë në një moment kur bota, si asnjëherë më parë në historinë e re, u përball me sfida kaq të forta gjeopolitike dhe civilizuese, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht përgjigje adekuate  dhe globale. Sepse thjesht askush nuk është anashkaluar nga pasojat që mund të lindin në vitet në vijim nga zhvillimet aktuale”, theksoi ministri Spasovski.

Ministri Spasovski shprehu bindjen  se ne do të përdorim këtë forum për të ilustruar rezultatet dhe arritjet tona në periudhën e kaluar, për të shkëmbyer mendime dhe pikëpamje që do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit dhe politikave të përbashkëta.

“Këtu do të theksoja veçanërisht fjalën “unitet”. Sepse jo rastësisht jemi mbledhur këtu bashkë. Fakti është se krijimi i politikave të përbashkëta është vetëm një parakusht për funksionimin e përbashkët brenda kornizës së Bashkimit Evropian. Dera eshte e hapur. Varet nga angazhimi ynë nëse e kalojmë pragun. Por ajo që di me siguri është se ne po ecim me vendosmëri përpara. Momenti evropian është i pashmangshëm”, theksoi ministri Spasovski.

Në fund, ministri Spasovski edhe një herë falënderoi Kryesiuesin e Këshillit të BE-së – Mbretërisë së Spanjës për nderin e organizimit të këtij Forumi dhe Bashkimit Evropian dhe Komisioneren Evropiane Johanson, të cilët e njohin angazhimin tonë të parezervë për t'iu bashkuar familjes evropiane sa më shpejt. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR