• e martë, 24 dhjetor 2024

Spasovski në Ditën e Hapur të MPB-së me studentët e Fakultetit të Sigurisë

Spasovski në Ditën e Hapur të MPB-së me studentët e Fakultetit të Sigurisë

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në kuadër të nismës së re për ditë të hapura të MPB-së ndaj qytetarëve, sot realizoi takim me dekanin prof, dr. Nikolla Dujovski, profesorët dhe studentët më të mirë të Fakultetit për Siguri në Shkup. 

Në  takim, siç kumtuan nga MPB-ja, edhe një herë është konstatuar bashkëpunimi i shkëlqyer midis këtry dy institucioneve që nga viti 2017 vazhdimisht po avancohet. 

 

Ministri Spasovski prezantoi plan për krijimin e një kornize juridike për bashkëpuim të përbashkët në drejtim të obligimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që çdo vit të punësojë një numër të caktuar të studentëve më të mirë nga Fakulteti i Sigurisë.


"Në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të transparencës së Ministrisë dhe Policisë, po fillojmë një cikël të ditëve të hapura në MPB, ku për studentët, nxënësit dhe qytetarët   do t'i hapim dyert e Ministrisë me qëllim të njohjes së qytetarëve me proceset ku krijohet dhe realizohet siguria e qytetarëve dhe e shtetit. MPB, një pjesë e qytetarëve e përjetojnë  si institucion të mbyllur, ndërsa përmes nismave dhe praktikave të tilla do ta përparojnë dhe kultivojë besimin e qytetarëve de transparencën e Ministrisë e cila është ngritur në një nivel dukshëm të lartë", theksoi ministri. Spasovski.
 
Në takimin para studentëve të pranishëm, Spasovski prezantoi idenë e krijimit të kornizës ligjore për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Fakultetit të Sigurisë, me të cilën MPB-ja do të marrë obligim që çdo vit të punësohen një numër i caktuar i studentëve të diplomuar më të mirë me qëllim të rritjes së kapaciteteve të MPB-së.

   
 
 
Dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski, si pjesë e iniciativës, e përshëndeti realizimin e saj dhe përkushtimin e Ministrisë dhe ministrit Spasovski për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të Ministrisë, në këtë rast edhe me obligim për ndërmarrjen e kornizës ligjore për përfshirjen në radhët e saj të studentëve më të mirë të fakultetit.
 
Studentët e Fakultetit të Sigurisë përmes diskutimeve të tyre shprehën mirënjohje   të veçantë për MPB-në, duke theksuar se me këtë rritet fuqishëm motivimi i tyre t'i avancojnë dhe rrisin njohuritë e tyre me qëllim të realizimit praktik të tyre të profesionit që e kanë zgjedhur. ar/
 
 
 
Foto dhe video: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR