• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: MPB-ja e përfundon këtë vit 17 milionë euro të investuara në 80 objekte të rikonstruktuara dhe për 35 për qind paga të ritura

Spasovski: MPB-ja  e përfundon këtë vit 17 milionë euro të investuara në 80 objekte të rikonstruktuara dhe për 35 për qind paga të ritura

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Mbrojtja dhe siguria është baza për zhvillim të çdo shoqërie. Në asnjë moment nuk është e lejuar që siguria dhe mbrojtja të jenë aktuale vetëm në momente krize, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili në panel diskutimin "Maqedonia e Veriut - anëtare e sigurt e NATO-s me të ardhme evropiane", në kuadër të konferencës qeveritare vjetore "Viti i mundësive evropiane".

Ai theksoi se në periudhën mes viteve 2015 dhe 2017, MPB-ja ka pasur historikisht besim më të ulët tek qytetarët - rreth 23 për qind, përkujtoi edhe në aferën me përgjimin, kur janë përgjuar mbi 22.000 qytetarë, që theksoi, është shkelje serioze e të drejtave të njeriut.

"MPB-ja ka qenë një nga institucionet më të mbyllura në vend. Këto janë parametrat përmes të cilave mund të vlerësojmë se a kanë qenë të nevojshme reformat dhe çfarë është bërë tani në këtë periudhë", tha Spasovski, duke theksuar se Ministria e mbylli vitin 2023 me 17 milionë euro të investuara në 80 objekte të rindërtuara dhe 13 milionë euro për pajisje dhe uniforma, për paga 35 për qind më të larta".

Theksoi se ka filluar intervenim rikonstruksioni i Shërbimeve administrative në MTV, si dhe përgatitje bazike për fillimin e aktiviteteve në Qendrën për stërvitje në Idrizovë.  

MPB-ja, shtoi ai, është pjesë e sistemit për interoperabilitet, sistem tërësisht të ndryshuar komunikues në Ministri.

Spasovski shtoi se janë blerë 20 furgona për intervenim, për nevojat e të gjithë SPB-ve, të cilët janë të pajisur me pajisjen më të re të sofistiukuar, si dhe përkujtoi se se këtë kanë vazhduar me avancim të vazhdueshëm të statusit social të të punësuarve në MPB. mb/

Foto. printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR