• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: MPB po ndërmerr masa për ta nderuar në mënyrë dinjitoze Goce Dellçevin

Spasovski: MPB po ndërmerr masa për ta nderuar në mënyrë dinjitoze Goce Dellçevin

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Të gjitha përgatitjet për shënimin e 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit kanë përfunduar dhe tashmë janë duke u ndjekur planet dhe protokollet e sigurisë sa i përket organizimit, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Është vlerësuar se ngjarja është me rrezikshmëri të lartë, për faktin se ka pasur aksion nga strukturat radikale nga Bullgaria, sigurisht të mbështetura nga strukturat radikale këtu në Maqedoninë e Veriut. Dhe kjo rriti tensionet deri në krijimin e ankthit tek qytetarët. Prandaj po ndërmerren një sërë masash të cilat para së gjithash do të garantojnë stabilitetin, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe, më e rëndësishmja, një fesim dhe nderim dinjitoz i figurës dhe veprës së revolucionarit maqedonas dhe të madh Goce Dellçev", deklaroi Spasovski në paraqitjen e tij në emisionin “10 minuta” në TV21.

Spasovski theksoi se MPB-ja ka paralajmëruar një numër të caktuar të personave nga Bullgaria që dëshirojnë të marrin pjesë në ngjarjen, por mbetet të shihet nëse ato njoftime do të realizohen.

Paralajmërimet ishin se do të kemi nga 100 deri në 150 persona, të cilët tani janë duke u zvogëluar, kështu që në fund do të shohim, tha Spasovski, duke përsëritur se kushdo që fyen shtetin dhe popullin maqedonas nuk do të lejohet të marrë pjesë në ceremoni.

Ai theksoi se nuk duhet të lejohet përshkallëzimi, sidomos nga ekstremistët dhe politikanët e papërgjegjshëm, të cilët për hir të vlerësimit të tyre politik duan të dëmtojnë marrëdhëniet maqedono-bullgare dhe të rrisin tensionet.

Duke iu referuar spekulimeve se në përkujtimoren e nesërme do të ketë polici nga Bullgaria, Spasovski theksoi se bëhet fjalë për dezinformata dhe lajme të rreme.

"Jo, nuk do të ketë polici nga Bullgaria, ishte dezinformim, përhapja e një lloj lajmi të rremë, që ndoshta është pjesë e asaj propagande që donte të përhapej. Policia e Maqedonisë ka kapacitet serioz për t'u përballur me çdo sfidë dhe këtu nuk ka vend për veprim nga asnjë polic nga kudo", thekson Spasovski. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR