• e martë, 24 dhjetor 2024

Spasovski me "Kabinet të hapur" në SPB Veles: Aktiviteti zbulues, kur flasim për kriminalitetin e përgjithshëm, shënon rritje për 11%

Spasovski me

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në SPB Veles e vazhdoi serialin e vizitave të sektorëve të punëve të brendshme nëpër tërë shtetin në kuadër të projektit të titulluar "Kabinet i hapur" si pjesë e konceptit "MPB për QYTETARËT".

"Përmes këtij projekti dëshiroj personalisht të ndëgjojë mendimet e qytetarëve, se si policia të kontribuojë për qetësi më të madhe të çdo individi, për arsye se këtu jemi pikërisht për qytetarët, të kujdesemi për sigurinë e tyre", theksoi Spasovski në deklaratë për mediumet para objektit të SPB Veles.

Me këtë rast, ai informoi se gjatë këtij mëngjesi ka realizuar takim pune me udhëheqësinë e SPB Veles, takim nga i cili është informuar për gjendjen e sigurisë në rajonin e SPB Veles, gjendja me krimin, si dhe aktivitetet të cilat ndërmirren nga ana e nëpunësve policorë në drejtim të zvogëlimit të shkallës së kriminalitetit në fushat me prioritet, ruajtjen e rendit she qetësisë publike, trafik rrugor të sigurt dhe parandalim, me të vetmin qëllim-ngritje të sigurisë në rajonin e Sektorit si dhe mbrojtjen e qytetarëve.

"Në pajtim me treguesit e prezantuar, gjendja e sigurisë në këtë rajon është e kënaqshme, që është e rëndësisë së madhe për komunitetin lokal, por edhe në kuadër të sigurisë së përgjithshme në shtet. Numri i krimeve në rajonin e SPB Veles në nëntë muajt e këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënon ulje për 3%. Aktiviteti zbulues kur flasim për krimin në tërësi, shënon rritje për 11% në nëntë muajt e parë të këtij viti, kurse gjatë vitit 2023 kemi zvogëlim të numrit të veprave penale të denoncuara për 28% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse zvogëlim për 57% po shënojmë edhe në në pjesën e kriminalitetit ekonomik. Përveç kësaj për 17% janë zvogëluar edhe kundërvajtjet në pjesën e rendit dhe qetësisë publike në krahasim me nëntë muajt e vitit 2022. Poashtu, në lidhje me gjendjen e sigurisë në trafik, me kënaqësi mund të konstatoj se kemi zvogëlim për 3% të aksidenteve të trafikut me pasoja më të rënda, kurse vetëm në nëntë muajt e këtij viti janë realizuar 783 aktivitete parandaluese në tema të ndryshme në rajonin e SPB Veles”, informoi ministri Spasovski, me bindjen se edhe në periudhën e ardhshme në këtë rajon do të zhvillojë dinamika e rritur, si të aktiviteteve parandaluese, por edhe të masave represive, kurse takimet me qytetarët në kuadër të "Kabinet i Hapur” do të jenë edhe një motiv plotësues për rezultate edhe më të mira.

Me këtë rast, ministri Spasovski informoi se vizitën e SPB Veles këtë pasdite do ta shrytëzojë së bashku me udhëheqësinë e këtij Sektori të kryejnë këqyrje të aktiviteteve të cilat nëpunësit policorë i realizojnë në terren. ab/

Foto: МPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR