• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski - Kostadinovska-Stojçevska: Marrja e Zjarrit të Shenjtë direkt nga Jerusalemi është akt historik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Spasovski - Kostadinovska-Stojçevska: Marrja e Zjarrit të Shenjtë direkt nga Jerusalemi është akt historik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 15 prill 2023 (MIA) - Sot në mesditë në Bazilikën e Varrit të Shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, Shteti i Izraelit fillon ceremonia “marrja  e Zjarrit të Shenjtë në Jerusalem”, në të cilën për herë të parë  merr pjesë delegacioni kishtar maqedonas i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, drejtori i Komisionit Shtetëror për Marrëdhënie me Bashkësitë fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski, si dhe nga shefi i delegacionit të Kishës Ortodokse Maqedonase - mitropoliti i Tetovës-Gostivarit, Josif Todorovski.

Siç njofton pres shërbimi qeveritar, në këtë akt të madh i cili mbahet çdo vit të Shtunën e Madhe, ka përfaqësues nga disa shtete, të cilët me nderime qeveritare dhe kishtare , e bartin zjarrin e shenjtë në vendet e tyre. 

 Në prag të kësaj ngjarje historike për shtetin, qytetarlt e tijdhe për KOM-OA, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski nga Jerusalemi tha  se është i nderuar dhe i kënaqur që do e udhëheq delegacionin e Qeverisë së Maqedonisë dhe Kishës Ortodokse Maqedonase - OA e cila për herë të parë ka nderin ta marrë Zjarrin e Shenjtë nga Jerusalemi.

"Ky është një akt historik që ndodh menjëherë pas vendosjes së unitetit kanonik dhe njohjes së kishës sonë të shenjtë, ky është viti i parë në të cilin direkt nga Tempulli me bekimin e Patriarkut të Jerusalemit, do të mund të marrim zjarrin dhe ta çojmë në Maqedoni", tha Spasovski, duke shtuar se është e rëndësishme për fenë, është e rëndësishme për shtetin, për qytetarët tanë, është e rëndësishme për kishën tonë, e cila tashmë është e përfshirë në familjen e madhe ortodokse.

Spasovski theksoi se delegacioni i Maqedonisë mbrëmë mori pjesë në shërbesën e mbrëmjes. 

 

 

Si anëtare e delegacionit, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska shprehu kënaqësi që këtë vit për herë të parë shteti ynë ka nderin të marrë pjesë drejtpërdrejt në ceremoninë e "Zjarrit të Shenjtë" direkt nga Jerusalemi. ar/

  

 

Фото: Влада на Република Северна Македонија

Видео: Влада на Република Северна Македонија

 

QËNDRONI TË LIDHUR