• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski - Klarenbek: Promovimi i bashkëpunimit në luftën kundër migracionit ilegal është interes i përbashkët

Spasovski - Klarenbek: Promovimi i bashkëpunimit në luftën kundër migracionit ilegal është interes i përbashkët
Shkup, 15 nëntor 2022 (MIA) - Interesimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është promovimi i bashkëpunimit policor bilateral, multilateral, por edhe operativ ndërkombëtar policor, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në takimin e sotëm të punës me përfaqësuesin special holandez për Migracionin, ambasadorin Jost Klarenbek. "Më duhet të theksoj se marrëdhëniet mes ministrive karakterizohen nga një shkallë e lartë miqësie dhe mirëkuptimi. Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë së Mbretërisë së Holandës po zhvillohet në nivel të mirë, tha Spasovski në takimin me Klarenbek, i cili merr pjesë në Konferencën Ministrore për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Migracionit në Ballkanin Perëndimor, që sot dhe nesër mbahet në Shkup. Siç njoftoi MPB-ja, të dyja palët ranë dakord bashkërisht për më shumë aktivitete për promovimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, luftimit të trafikut të drogës, substancave të reja psikotrope dhe prekursorëve, mjekësisë ligjore, krimit kompjuterik, korrupsionit, bashkëpunimit ndërkufitar dhe trajnime, shkëmbim ekspertize dhe mbështetje. "Lidhur me temën qendrore të konferencës, që ka të bëjë me migracionin ilegal, ministri Spasovski potencoi para kolegut holandez se Marrëveshja me FRONTEX-in është nënshkruar më 26 tetor të këtij viti, edhe pse Republika e Maqedonisë së Veriut ishte një nga vendet e para në rajon. për të inicializuar Marrëveshjen me FRONTEX. Në të njëjtën kohë, ministri Spasovski e informoi për flukset migratore, si dhe për gjendjen në kufirin jugor. Në lidhje me numrat e migrimit ilegal, ministri Spasovski theksoi trendin e rritjes për 29,2 për qind të tentimeve për kalime ilegale me 20.547 tentime të parandaluara, shumica prej tyre në periudhën korrik-shtator të këtij viti, theksoi Spasovski. Klarenbek falënderoi për mundësinë për t'u takuar dhe marrë pjesë në konferencë, e përgëzoi ministrin për nënshkrimin e marrëveshjes me FRONTEX dhe uroi zbatimin e suksesshëm të saj. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR