• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Janë identifikuar sulmuesit në incidentin në Çair

Spasovski: Janë identifikuar sulmuesit në incidentin në Çair

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Janë arrestuar njëzet e një persona para ndeeshjet futbollistike mes Shkupit dhe Levskit, ndërsa për incidentin në Çair, ku është lënduar një person, janë identifikuar disa persona dhe për një kohë të shkurtër detajet për këtë incident do të komunikohen, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

"Kjo ka qenë një ndeshje me rrezik të lartë. Megjithatë, duhet të them se nga fillimi i ndeshjes deri në përfundim të tij është praktike të mos kemi ndonjë incident. Në fillim gjaët hyrjes patëm një grup tifozësh, të cilët kanë ardhur nga Bullgaria fqinje dhe të cilët praktikisht janë sjellë në mënyrë të dhunshme ndaj pjesëtarëve të policisë së vendit. Janë arrestuar gjithsej 21 persona, 19 prej të cilëve shtetas bullgarë dhe dy shtetas të Maqedonisë, të cilët janë arrestuar dhe kanë qenë pjesë e grupit të tifozëve të Shkupit", tha Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të objektit të tij të staciont policor në Aerodrom.

Theksoi se policia e RMV-së ka qenë e organizuar për këtë ndeshje me sfidë nga rreziku i lartë dhe për këtë tifozët nga Bullgaria. të cilët kanë arritur në vendkalimin kufitar Deve Bair janë ndërmarrë dhe në kordon të policisë janë sjellë në stadiumin e futbollit. Për incidentin në Çair, siç sqaroi, me siguri ka pasur tifozë, të cilët kanë arritur me disa automjete. 

"Gjatë kalimit në Çair, me një provokim të caktuar që ata bëjnë, lind një konflikt gjatë të cilit dihet se ka një të lënduar. Aty tashmë janë identifikuar sulmuesit. Kolegët e mi aktualisht janë duke punuar dhe pres që shumë shpejt të kemi të gjitha informatat e detajuara për të cilat do t'ju informojmë", tha Spasovski.

Shefi i policisë maqedonase tha se ngjarjet sportive duhet të jenë vende për argëtim, e jo vende ku do të prodhohet dhunë.

"Ky është mesazhi më i rëndësishëm që dua të dërgoj për të gjithë qytetarët, veçanërisht për të gjithë sportdashësit që marrin pjesë në garat sportive", tha Spasovski. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR