• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski: IP adresat për lajmet e rreme çojnë në Iran dhe Rusi

Spasovski: IP adresat për lajmet e rreme çojnë në Iran dhe Rusi
 
Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Ky është një sulm intensiv hibrid që po ndodh në mbarë vendin, gjatë të cilit janë prekur rreth 120 objekte, jo vetëm shkolla. Shërbimet e sigurisë kanë punuar në mënyrë aktive, siguria nuk është kërcënuar, por duhej të veprohej sipas udhëzimeve, thotë ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski.

Spasovski si i ftuar në Televizionin 24, tha se po punohet intensivisht për zbulimin e autorëve, duke theksuar se nga 19 nëntori e deri më sot janë përfshirë mbi 520 objekte me lajmet e rreme.

"Disa raste jan zgjidhur. Tani kemi një grup të izoluar dhe po punohet për rastin. Nuk bëhet fjalë për kërcënime që ndodhin vetëm në vendin tonë, me të njëjtat përballen edhe vendet nga rajoni. Ditët e fundit janë dërguar email nga adresa në Iran dhe Rusi, ndërsa pagesat në VPN shërbimet janë me kriptovaluta, gjë që e vështirëson gjetjen e tyre", thotë Spasovski.

Ai shton se udhëzimet e reja bëjnë vlerësimin e rrezikut, ndaj do të merren masa që tash e tutje, por pa prishur procesin edukativo-arsimor në shkolla.
 
Spasovski theksoi se është krijuar një ekip operativ nga institucione të ndryshme që marrin pjesë me ekspertët e tyre dhe janë në kërkim të zgjidhjeve të duhura për të gjetur një qasje të ndryshme ndaj kërcënimeve elektronike, duke theksuar gjithashtu se është miratuar një udhëzues i ri për veprim dhe nga e premtja shkollat ​​janë duke funksionuar sipas atij udhëzimi. ls/
 
Foto: MIA arkiv
 

QËNDRONI TË LIDHUR