• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Hetimet për atë nëse zjarri ka kontribuar në uljen e statikës së urës, nuk është obligim i MPB-së

Spasovski: Hetimet për atë nëse zjarri ka kontribuar në uljen e statikës së urës, nuk është obligim i MPB-së

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Raportet kur do të jenë të gatshme do tu dorëzohen institucioneve kompetente, ajo që është punë e MPB-së. Përndryshe, hetimet të cilat duhet të bëhen për atë nëse zjarri ka kontribuar në uljen e statikës së urës nuk është obligim i MPB-së. Kështu sot u përgjigj ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë kur do të dërgohen raportet për urën e djegur "Bellasica" në Shkup, në afërsi të qendrës tregtare "Ist gejt".

Zjarri ishte denoncuar në mesnatën ndërmjet 11 dhe 12 majit, ndërsa ishte shuar në orën katër të mëngjesit. Prej atëherë ura është e mbyllur për qarkullim. 

Spasovski u pyet edhe rreth asaj se qytetarët po humbin terminet që të nxjerrin pasaporta dhe letërnjoftime të reja për shkak të rrugëve të ndryshuara. 

"Ndërrimin e rrugëve e ka bërë Qyteti i Shkupit dhe nuk është hera e parë. Është bërë traditë këtu në Shkup që të ndërrohen rrugët çdo 2-3 vjet siç i kujtohet kryetarit. Mendoj se kësaj pyetjeje mund t'i përgjigjen më së miri autoritetet e qytetit, sepse nuk shoh arsye për të ndryshuar rrugët çdo dy vjet. Dhe së dyti, ekziston një sistem – kur ndërrohen rrugët, ato duhet të lexohen në Regjistrin Qendror dhe të mund të përdoren në bazën e të dhënave. Përderisa nuk kemi një konfirmim në bazën e të dhënave, gjegjësisht dorëzohen ato dokumente që ka ndryshim në rrugët ku lindin probleme, do të duhet të kemi prova se kush e bën. Kështu që, ja apeli im për institucionet e tjera kompetente në këtë pjesë, që t'i largojnë ato pengesa që qytetarët të kenë një shërbim më të shpejtë dhe më efikas", u përgjigj ministri.

Ai theksoi se ai informacion duhet të kërkohet nga ana e Qytetit të Shkupit, t'i tregojnë arsyet, pse i kanë bërë ato ndryshime dhe pse nuk i kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme, e gjithë kjo me qëllim që të kenë qytetarët qasje më të mirë.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e promovuan e-shtetësinë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR