• e martë, 26 nëntor 2024

Spasovski: Gjenocidi në Srebrenicë paraqet humbje të vlerave të larta civilizuese

Spasovski: Gjenocidi në Srebrenicë paraqet humbje të vlerave të larta civilizuese

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - "Mos të ndodhë më kurrë!", ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, duke na kujtuar se sot shënojmë 28 vjet nga një prej krimeve më të mëdha kundër njerëzimit, ndaj botës së lirë demokratike – gjenocidit ndaj popullatës civile në Srebrenicë, Bosnja e Hercegovinë, ku u vranë mbi 8000 njerëz.

"Si vend jemi të orientuar drejt idealeve evropiane të bashkëjetesës, respektit reciprok dhe solidaritetit. Nuk ka vend në shoqërinë tonë për nacionalizëm, veçanërisht për atë ekstrem që prodhon luftëra. Gjenocidi në Srebrenicë paraqet disfatë të vlerave të larta qytetëruese dhe mbetet si kujtim i së keqes që fshihet në çdo luftë, por edhe i detyrimit për të luftuar kundër saj me dënim të fortë! Ne jemi të vendosur të ndërtojmë një botë në të cilën do të sundojë miqësia, humanizmi, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë, për një të nesërme të përbashkët dhe më të mirë"  ka postuar Spasovski në Fejsbuk. sa/

Foto: Fejsbuk Oliver Spasovski

QËNDRONI TË LIDHUR