• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Gjendja është tërësisht nën kontroll, po ndërmerren veprime hetuese për çdo paraqitje për bombë

Spasovski: Gjendja është tërësisht nën kontroll, po ndërmerren veprime hetuese për çdo paraqitje për bombë

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Gjendja është tërësisht nën kontroll. Policia është këtu, do të jetë në çdo shkollë, në të gjitha institucionet. Punojmë me vigjilencë, në tërë periudhën e kaluar, sepse për ne siguria dhe qetësia e qytetarëve është në vend të parë, porositi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në fuqi janë, siç theksoi Spasovski, udhëzimet e reja, masat dhe planet që po ndërmerren për kërcënime të këtilla kibernetike.

"Jemi në komunikim të vazhdueshëm, jo vetë me MKinistrin e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, por edhe me të gjitha institucionet e tjera shtetërore, të cilat praktikisht janë pjesë e asaj hallke të përballjes me kërcënimet e këtilla kibernetike", deklaroi Spasovski, pas konferencës së sotme "Uniforma, mburoja e cila do të thotë ndjeshmëri - lufta jonë e përditshme në dy fronte", në organizim të MPPS-së.

Spasovski, gjithashtu, nënvizoi s po ndërmerren veprime hetuese për çdo paraqitje që arrin dhe se ka njohuri të caktuara për njerëz që e kanë bërë atë nga territori ynë, ndërsa në disa ditët e fundit në përgjithësi ato që vijnë me VPN nga jashtë janë nga Irani dhe Rusia.

Në pajtim me protokollet e reaj, Spasovski theksoi se MPB do të njoftojë nëse ka çfarëdo lloj kërcënimi real, përderisa gjithçka tjetër, si kërcënime joreale me shkallë të ulët të mundësisë, do të transmetohen deri në atë shkallë më të cilën duhet të përçohen.

"Baza e terrorizmit është mu senzacionalizmi. Nëse e asgjësoni senzacionalizmin, e ulni edhe nivelin e atyre kërcënimeve", tha Spasovski.

Sipas Spasovskit, është mirë që opinion publik është në nivel të lartë. "Ngritja e opnionit publike, do të thotë edhe ndërtim i instrumenteve për rezistencë të shoqërisë në këtë pjesë", theksoi Spasovski.

Lidhur me tre paraqitjet e refuzuara për bomba, sipas Spasovskit, Prokuroria publike duhet të arsyetojë përse konsideron se kualifikimi i veprës është ndryshe nga ajo që është parashtruar në bazë të informatave dhe njohurive, të cilat i ka MPB-ja.

Për shoqërinë, theksoi Spasovski, me rëndësi është se duhet të kemi sistem, i cili do të ketë përgjigje të shpejtë dhe së dyti, që është më me rëndësi, të gjithë ata të cilët e kanë bërë këtë të nxirren para drejtësisë, ndërkaq që të pamundësohet nxitja e të tjerëve.

Spasovski, gjithashtu, bëri thirrje që partitë politike të mos kyçen në futjen e politikës në ngjarje të cilat janë tema të ndjeshme dhe mund të na rrezikojnë të gjithëve. ab/

Foto: MIA Fejsbuk printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR