• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Spasovski: Furnizimi i pajisjeve të reja për monitorimin e komunikimeve nuk është i MPB-së, ndiqen vetëm ato për të cilat ka urdhër gjykate

Spasovski: Furnizimi i pajisjeve të reja për monitorimin e komunikimeve nuk është i MPB-së, ndiqen vetëm ato për të cilat ka urdhër gjykate

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA)-  Është spekulim se po monitorohen bisedat e të gjithëve, monitorohen vetëm ato për të cilat ka urdhër të gjykatës, u përgjigj ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në pyetjen e deputetit të VMRO-DPMNE-së Igor Janushev në seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh në lidhje me furnizimin e pajisjeve të reja për monitorimin e komunikimeve.

Spasovski është decid se furnizimi nuk është i MPB-së.

"Për të gjitha çështjet që i keni paraqitur deri te MPB-ja është dërguar përgjigje me shkrim edhe për të parën edhe për të dytën. Çdo gjë tjetër është e dhënë e klasifikuar. Nuk është furnizimi im, ka institucione kompetente për të bërë prokurorime të tilla, nuk është furnizim i MPB-së. E vetmja gjë që është spekulim i plotë dhe një gënjeshtër është se dikush mund t'i ndjekë të gjithë, monitorimi për të gjithë ka qenë deri në vitin 2017 kur keni ndjekur 20 mijë e më shumë persona, kur një milion e më shumë biseda kanë përfunduar në publik", tha Spasovski.

Për publikun, siç tha, monitorimi në këtë moment bëhet vetëm në bazë të urdhrave gjyqësor dhe asgjë më shumë, për ata që kanë indicie se marrin pjesë në vepra penale dhe marrin vendim gjykate dhe ndiqen.

"Kjo është vetëm për shkak të opinionit jo për ju për të mos i trembur njerëzit, ka kaluar koha kur të gjithë thonin se nuk na lejohet të flasim për shkak të asaj që po ndiqet, theksoi Spasovski dhe shtoi se ajo kohë ka përfunduar në vitin 2017 kur u ndoqën mbi 20 mijë qytetarë dhe mbi një milion biseda". ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR