• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski dhe Madiq do të kryejnë ekspertizë në punët ndërtimore në stacionin e ri policor në Aerodrom

Spasovski dhe Madiq do të kryejnë ekspertizë në punët ndërtimore në stacionin e ri policor në Aerodrom

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramoviq-Madiq do të kryejë ekspertizë në aktivitetet ndërtimore të objektit të ri të komisariatit në Aerodrom.

Objekti i ri i stacionit policor ndërtohet në vendin e stacionit të vjetër policor. Është e parashikuar të jetë në sipërfaqe prej 3.500 metra katrorë. Objekti do të ndërtohet në tre nivele, bodrum, përdhesë dhe një kat, me çka do të pëfshihen të gjitha përmbajtjet e nevojshme dhe hapësirat në pajtim me standardet dhe normat policore të pranuara ndërkombëtarisht. Afati i ndërtimit është 30 muaj, ndërsa investimi i përgjithshëm është rreth 130 milionë denarë me TVSH të përfshirë. Gur-themeli është vendosur më 28 korrik të këtij viti. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR