• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski dhe Laanemets nga Talini: Së bashku le të bëjmë Evropën më të sigurt për qytetarët tanë

Spasovski dhe Laanemets nga Talini: Së bashku le të bëjmë Evropën më të sigurt për qytetarët tanë

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e udhëheq delegacionin e MPB-së në vizitë pune në Talin, Estoni, ku realizoi takim dypalësh me kolegun e tij nga Estonia, ministrin e Punëve të Brendshme të estonisë, Lauri Laanemets, kumtuan sot nga MPB-ja.

 
Duke theksuar se këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut shënoi 28-të vjetorin nga fillimi i marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Estonisë, Spasovski në takim i vlerësoi marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve si miqësore, me interes për përparimin e bashkëpunimit.

 
“Republika e Estonisë, si përkrahës i poltikës së dyerve të hapura në NATO dhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian, në më shumë raste e konfirmoi përkrahjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut në proceset eurointegruese, më 12 qershor të vitit 2019, Kuvendi i Estonisë e ratifikoi Protokolin për aderimin e Republikë së Maqedonisë së Veriut në NATO, derisa i njëjti është miratuar edhe nga Kryetari i Republikës së Estonisë më 17 qershor të vitit 2019 për të cilën edhe me këtë rast u falenderova për përkrahjen pa rezervë. Bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive të punëve të brendshme është në nivel të lartë profesional por pa specifika të veçanta, për çfarë mendoj se është i domosdoshëm formalizimi i bashkëpunimit policor”, tha ministri Spasovski.

Gjatë kësaj, ai i dorëzoi propozim tekstin e përgatitur të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Estonisë për bashkunim në luftë kundër kriminalitetit.

Spasovski sqaroi se teksti i Marrëveshjes është në fazën e mbledhjes së mendimeve nga institucione të jashtme pas së cilës do të pasojë procedurë për harmonizimin dhe negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare dhe dorëzim formal përmes rrugës diplomatike.

“Marrëveshja ka si synim zhvillimin e mëtejmë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, ballafaqimin me sfidat e përbashkëta në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ballafaqimin e rrezikut nga zgjerimi i lëshimit në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, si dhe përhapja e formave të tjera të kriminalitetit ndërkombëtar të cilët rrezikojnë sigurinë edhe interesat tjera thelbësore të të dy shteteve, kurse në të njëjtën kohë me koordinimin e aktiviteteve të ndërsjella në luftë kundër kriminalitetit ndërkombëtar të organizuar dhe migracionin e kundërligjshëm.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për më shumë tema ndër të cilat edhe për ballafaqimin me cyber kriminalitetin dhe asgjësimin e migracionit të kundërligjshëm, gjatë së cilës në drejtim të ballafaqimit me cyber kriminalitetin, Spasovski e informoi kolegun Laanemets se Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tregoi gatishmëri të jashtëzakonshme në ballafaqimin me këtë lloj të kërcënimeve, gjatë së cilës është formuar përpunimi kriminalistik ndërsektoria ndërmjet të Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, Sektorit për Kriminalitet Kompjuterik dhe Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, me qëllim të ballafaqimit të suksesshëm, shkëmbim të informacioneve, sigurimin e provave elektronike, shkëmbimin e informacioneve përmes kanaleve ndërkombëtare (Interpol-i, Evropol-i), kontakt me Internet Servis Provider, VPN servise dhe të tjera.

Në pjesën e migracionit ilegal, Spasovski potencoi se Maqedonia e Veriut si pjesë e rrugës të cilën migrantët e shfrytëzojnë në vitet e kaluara, me sukses po ballafaqohet me situatën e përgjithshme.

Ministri i Estonisë Laanemets theksoi se posaçërisht është i gëzuar se sot është nikoqir i delegacionit të MPB-së të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga ministri Spasovski duke shrehur falenderim për mundësinë të dy ministrat të bisedojnë në tema me rëndësi për bashkëpunimin policor posaçërisht duke shprehur interes në ndarjen e eksperiencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në pjesën e ballafaqimit me krizën e migrantëve dhe migracionin në tërësi dhe në përgjithësi me kriminalitetin kompjuterik.

“Jemi të përgatitur ti ndajmë eksperiencat dhe dituritë tona me ju dhe konsideroj se propozimi për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverive tona në pjesën e bashkëpunimit policor që sot na e propozuat me kujdes dhe në mënyrë të detajuar do të shqyrtohet nga ana e jonë dhe do të informoheni për hapat e ardhshëm të cilat do ti realizojmë së bashku”, thuhet në kumtesën.

Spasovski shprehu mirënjohjen e tij për kolegun e tij Laanemets për nderin e një takimi për të shkëmbyer përvoja dhe mendime për tthellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me bindjen se ky takim i përbashkët, edhe pse i pari do të jetë fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm policor dhe strategjik mes ministrive të punëve të brendshme të të dy vendeve.

Të dy ministrat në fund të takimit u pajtuan se formalizimi i një marrëveshjeje të këtillë për bashkëpunim policor do të paraqet një hap përpara në bashkëpunimin operativ që do të hap mundësi të reja për shkëmbimin e eksperiencave të shërbimeve tona policore. ls/

Foto dhe video:MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR