• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski dhe Grande-Marlaska Gomez: Maqedonia e Veriut është e gatshme të jetë nikoqire e Forumit Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme BE-Ballkani Perëndimor

Spasovski dhe Grande-Marlaska Gomez: Maqedonia e Veriut është e gatshme të jetë nikoqire e Forumit Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme BE-Ballkani Perëndimor

Tiranë, 14 shtator 2023 (MIA) - Në margjinat e Konferencës në kuadër të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Tiranë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski zhvilloi takim pune me homologun e tij spanjoll, ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Spanjës, Fernando Grande- Marlaska Gomez.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira miqësore, ndërsa fokusi i bisedimeve ishte organizimi i Forumit të ardhshëm Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i cili do të mbahet në muajin tetor në Shkup.

"Me këtë rast dëshiroj të shpreh gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që për herë të tretë të jetë nikoqir i Forumit Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme BE-Ballkani Perëndimor, i cili këtë vit mbahet më 26-27 tetor, në Shkupi në përputhje me programin dhe prioritetet e Presidencës së rradhës të Mbretërisë së Spanjës me Këshillin e BE-së", theksoi ministri Spasovski.

Ai shtoi se kjo ngjarje e organizuar në nivel të lartë do të riafirmojë përkushtimin e përbashkët për perspektivat evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe fakti që forumi përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të krijuar partneritete afatgjata, për të forcuar bashkëpunimin rajonal për të përballuar në mënyrë efektive sfidat dhe për të arritur standardet evropiane, deri në anëtarësimin e plotë në BE.

Spasovski e informoi kolegun e tij Grande-Marlaska Gómez se në korrik në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme është formuar një ekip organizativ me qëllim të realizimit të suksesshëm të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme. 

"Ekipi në MPB do të veprojë si organ që do të vendosë për të gjitha aspektet e organizimit të ngjarjes dhe përmes përfaqësuesve të njësive organizative kompetente do t'i caktojë detyra për secilën prej tyre në varësi të fushëveprimit të punës dhe kompetencave", tha Spasovski.

Ministri Spasovski me këtë rast ka iniciuar fillimin e procedurës për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim policor, propozim që është pranuar nga ministri Grande-Marlaska Gomez.

Në fund të takimit, të dy ministrat konfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunim, ndërsa ministri Spasovski falënderoi për mbështetjen për forcimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në drejtim të integrimit politik, ekonomik dhe social të rajonit, me bindje se Republika e Maqedonisë së Veriut është në dispozicion të Presidencës spanjolle me Këshillin e BE-së për të gjitha aktivitetet në periudhën e ardhshme.

Gjatë kësaj, Spasovski i bëri ftesë kolegut të tij spanjoll Grande-Marlaska Gomez për të vizituar Maqedoninë e Veriut, e cila u pranua me kënaqësi. fc/

Fotografia: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR