• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski dhe Bogdanovski nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet MPB-së dhe Akademisë “Gjeneral Mihaillo Apostollski”

Spasovski dhe Bogdanovski nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet MPB-së dhe Akademisë “Gjeneral Mihaillo Apostollski”

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski së bashku me dekanin e Akademisë Ushtarake “Mihaillo Apostollski”, prof. dr. Mitko Bogdanovski e nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim si konfirmim të përpjekjeve dhe interesit të përbashkët për avancimin e bashkëunimit nga fusha e sigurisë dhe forenzikës.

Memorandumi, kumtuan nga MPB-ja,  është fryt i bashkëpunimit më thelbësor fokusi kryesor i të cilit është forcimi i bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët të bazuar në shfrytëzimin e kushteve shkencore-profesionale, materialo-teknike dhe hapësirore në drejtim të avancimit të aktiviteteve edukative, hulumtuese dhe aplikative, përmes të cilave do të realizohen qëllimet me interes të përbashkët. 

 

“Bashkëpunimi do të bazohet në punën e përbashkët për nevojën e punimeve të diplomës, magjistraturës dhe doktoraturës për persona të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Akademinë Ushtarake “Gjenral Mihaillo Apsotollski”-Shkup, formimin e ekipeve të ekspertëve për punimin e projekteve shkencoro-hulumtuese dhe aplikative, organizimin dhe zbatimin e projekteve aplikative dhe shkëmbimin e informatave, si dhe përkrahje profesionale, shkencore dhe teknike në përgatitjen e analizave të ekspertëve në pajtim me nevojat e përbashkëta", sqarojnë nga MPB-ja.

Spasovski ka potencuar se për MPB-në është e rëndësishme që nënshkruam Memorandum të tillë për shkak se Departamentin për Ekzaminime Kriminalistiko-Teknike e ngritëm në nivel më të lartë, si Departament për Ekzaminime Forenzike me godinë të re, projekt i ri dhe për një kohë shumë të shkurtër godinën do të vëmë në funksion dhe praktikisht do ti plotësojmë të gjitha kushtet të cilat do të thonë fitimin e certifikatave të shumta të cilat do të na ndihmojnë për punë të mëtejme.  

 Nga ana e dekanit, Bogdanovski u theksua se në këtë mënyrë do të zyrtarizohet dhe do të ngritet në nivel më të lartë bashkëpunimi ndërmjet Akademisë Ushtatrake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” dhe MPB-së.

 

 

“Nënshkrimi i Memorandumit mundëson zyrtarizimin dhe thjeshtësimin e bashkëpunimit në më shumë fusha të interesit të përbashkët, posaçërsiht në pjesën e forenzikës dhe cyber-sigurisë. Akademia Ushtarake i vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saja arsimore, hulumtuese-shkencore dhe aplikative të cilat janë në interes të MPB-së dhe të shtetit", theksohet në kumtesën e MPB-së.

 

Me vendosjen e këtij bashkëpunimi poashtu pritet pasurimi i formave të ndryshme të arsimimit përmes përkrahjes profesionale nga ekspertët të praktikës të MPB-së.

Bogdanovski ka theksuar se të dyja institucionet e shqyrtuan mundësinë për punë në projekte të përbashkëta, si dhe bashkëpunimin praktik në pjesën e analizave forenzike dhe hulumtimeve, si dhe me ballafaqimin me kërcënime në sajber-hapësirën

 

Ministri Spasovski shprehu bindjen se ky Memorandum do të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe me këtë për zbatimin efikas të kompetencave të përcaktuara me ligj, që nga ana tjetër paraqet bazë të shkëlqyeshme për rezultate më të mira në më shumë fusha me interes të përbashkët.

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR