• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski: Është e nevojshme që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndërtojë vazhdimisht rezistencë, kapacitete dhe aftësi për t'iu përgjigjur kërcënimeve hibride

Spasovski: Është e nevojshme që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndërtojë vazhdimisht rezistencë, kapacitete dhe aftësi për t'iu përgjigjur kërcënimeve hibride

Shkup, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot foli në konferencën rajonale “Siguri evropiane: Si të shfrytëzohet momentumi i ri për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor?”, në kuadër të sesionit “Situata aktuale gjeopolitike – implikimet për Ballkanin Perëndimor “, ku theksoi se aktualisht gjendja e sigurisë është stabile dhe si Ministri e Punëve të Brendshme, të gjitha zhvillimet po monitorohen nga afër.

Spasovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka thënë se shembujt e rreziqeve të sigurisë në vendin tonë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian janë të panumërt dhe të ndërlidhur.

Duke iu referuar kërcënimeve të këtij lloji, Spasovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është përballur para anëtarësimit në NATO, në kohën e virusit Korona, me agresionin rus ndaj Ukrainës, si dhe me proceset e anëtarësimit në BE. Ai shtoi se NATO po koordinohet vazhdimisht me aleatët, po shpërndahen informacione dhe po hidhen poshtë publikisht pretendimet e rreme, me ekspozimin e narrativave kryesore të dezinformatave rreth NATO-s dhe duke përfshirë mediat.

Spasovski po ashtu theksoi se në agjendë është edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare.

Lidhur me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Spasovski tha se me forcimin e strukturave koordinuese për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, përmes emërimit të Koordinatorit Nacional për luftë kundër terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, dy zëvendësit e tij dhe themelimi i Komitetit Kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit kanë siguruar një strukturë që ofron mbështetje dhe monitoron dhe analizon vazhdimisht situatën me ekstremizmin e dhunshëm, radikalizimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Në fund, siç informojnë ata, Spasovski ka theksuar se si vend partner i BE-së dhe kandidat për anëtarësim në BE, ndajmë përgjegjësinë dhe angazhimin e BE-së në drejtim të menaxhimit me flukset migratore dhe shtypjes së migracionit ilegal dhe krimit ndërkufitar. ls/

Foto: MPB-ja

 

QËNDRONI TË LIDHUR