• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasenovski: Ndryshimet kushtetuese do të jenë obligim edhe në qeverinë e ardhshme

Spasenovski: Ndryshimet kushtetuese do të jenë obligim edhe në qeverinë e ardhshme

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Angazhimi i marrë nga qeveria aktuale për ndryshimet kushtetuese vështirë se do të përmbushet nga Kuvendi aktual, por nuk do të përfundojë me mandatin e kësaj përbërje parlamentare, por do të jetë përgjegjësi e qeverisë së ardhshme që do të formohet pas zgjedhjeve, beson Aleksandar Spasenovski, profesor në Fakultetin Juridik  "Justiniani i Parë" në Shkup.

"Pavarësisht se si do të vijojë diskutimi në Kuvend, karakteri i detyrimit të marrë nga Qeveria na detyron të konkludojmë se kjo nuk është diçka që do të përfundojë me përfundimin e mandatit të Kuvendit, por është një detyrim që do të të jetë prezente edhe në Qeverinë e ardhshme dhe është e lidhur ngushtë me procesin e integrimit evropian. Ky është realiteti dhe liderët politikë do të duhet të përshtaten me këtë realitet pas zgjedhjeve dhe pas formimit të qeverisë së re", tha Spasenovski në emisionin Klik Plus në Tv 21.

Sipas tij, është një situatë jashtëzakonisht e vështirë në të cilën ndodhet shteti. Nga njëra anë janë frika legjitime e qytetarëve lidhur me kërkesat që mund të vijnë nga Sofja zyrtare pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe nga ana tjetër përmbushja e objektivit strategjik të integrimit në BE.

"Frika e qytetarëve është plotësisht legjitime. Bullgaria nuk është një fqinj ideal i tipit skandinav. Kemi të bëjmë me një politikë të konfrontimit të hapur ndaj Republikës së Maqedonisë dhe krijimit të vazhdueshëm të problemeve nga Sofja ndaj Shkupit. Por nga ana tjetër, ne kemi një synim kombëtar dhe shtetëror shumë të rëndësishëm – integrimin në BE.  Nuk mund të lejojmë luks dhe në kohë të pacaktuar ta ndërpresim procesin e integrimit evropian, sepse është një nga synimet më të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore. Prandaj, si një vend i vogël që është i përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqinë politike e merr nga aleancat që ndërton, mendoj se gjestet e mbështetjes së deritanishme janë shumë të rëndësishme për të kapërcyer frikën e qytetarëve nga aleatët SHBA, RF e Gjermanisë dhe KE", tha Spasenovski. sa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR