• e mërkurë, 03 korrik 2024

Spanja e mposhti Norvegjinë dhe së bashku me Skocinë u kualifikuan në Kampionatin Evropian 2024

Spanja e mposhti Norvegjinë dhe së bashku me Skocinë u kualifikuan në Kampionatin Evropian 2024

Oslo, 16 tetor 2023 (MIA) - Spanja mbrëmë e ka mposhtur Norvegjinë me rezultat 1:0 si mysafire në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian të futbollit 2024.

Golin e vetëm në ndeshjen e luajtur në Oslo, e shënoi ishte Gavi në minutën e 49-të.

Më herët, në minutën e 20-të, arbitri kryesor i ndeshjes, Tobias Shtiller, me ndihmën e VAR-it, e anuloi golin e Alvaro Moratas për shkak të ofsajdit.

Për shkak të humbjes nga Spanja, Norvegjia humbi shanset për të kaluar në fazën finale të Kampionatit Evropian 2024. Norvegjezët, të cilët kanë 10 pikë në Grupin A, u mbetet vetëm edhe një ndeshje në kualifikimet – ndaj Skocisë (19 nëntor). Norvegjia nuk ka gjasa teorike të ngjitet mbi vendin e tretë - Spanja është kryesuese me 15 pikë, ndërsa Skocia në vendin e dytë gjithashtu ka 15 pikë.

Spanja së bashku me Skocinë tashmë kanë siguruar një vend në Kampionatin evropian 2024. ls/

Foto: Fejsbuk "SeFutboll"

 

QËNDRONI TË LIDHUR