• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spanja dëshiron t'i bashkohet Afrikës së Jugut për të paditur Izraelin për gjenocidin në Gazë

Spanja dëshiron t'i bashkohet Afrikës së Jugut për të paditur Izraelin për gjenocidin në Gazë

Madrid, 4 qershor 2024 - Spanja do t'i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë leje për t'iu bashkuar padisë së Afrikës së Jugut që e akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza.

"Vendimin e marrim për shkak të operacionit aktual ushtarak në Gazë. Dëshirojmë që paqja të kthehet në Gazë dhe në Lindjen e Mesme dhe që kjo të ndodh, të gjithë duhet të mbështesim gjykatën", tha sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Hose Manuel Albarez.

Spanja në këtë mënyrë do të jetë vendi i parë evropian që do t'i bashkohet padisë që Afrika e Jugut ngriti para gjykatës në fund të vitit të kaluar.

Izraeli është akuzuar për shkelje të Konventës së gjenocidit me ofensivën që ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës. Meksika, Kolumbia, Nikaragua, Libia dhe palestinezët kanë kërkuar tashmë t'i bashkohen kësaj çështjeje.

Gjykata urdhëroi Izraelin të përfundojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake në qytetin Rafah, në jug të Gazës, por jo sulmin në të gjithë Rripin e Gazës. Megjithatë, as Izraeli nuk iu përmbajt këtij vendimi.

Tel-Avivi mohon kryerjen e gjenocidit dhe pohon se qëllimi i agresionit ushtarak është shkatërrimi i Hamasit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR