• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spanja është finalisti i dytë në Ligën e kombeve

Spanja është finalisti i dytë në Ligën e kombeve

Enshede, 16 qershor 2023 (MIA) – Reprezentacioni i Spanjës mbrëmë e ka mposhtur Italinë me rezultat 2:1 në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së kombeve. Ndeshja u luajt në stadiumin “De Grolsh Veste” në Enshede (Holandë).

Golat për Spanjën u shënuan nga Xheremi Pino në minutën e 4-të dhe Hosela në minutën e 88-të. Për Italinë realizoi Çiro Imobile në minutën e 11-të.

Në finalen e Ligës së kombeve “Furia e kuqe” do të luajë me reprezentacionin e Kroacisë, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë, Italia do të përballet me Holandën.

Dy ndeshjet e fundit të Ligës së kombeve për këtë sezon do të luhen më 18 qershor në Holandë.

Foto: Fejsbuk "SeFutbol"

QËNDRONI TË LIDHUR