Spaleti u dakordua ta udhëheqë Juventusin
- Ish trajneri i kombëtares italiane, Luçiano Spaleti, do të ndërmarrë Juventusin, publikoi insajderi Fabricio Romano.
- Post By Ramize Qamili
- 10:18, 29 tetor, 2025
Torino, 29 tetor 2025 (MIA) - Ish trajneri i kombëtares italiane, Luçiano Spaleti, do të ndërmarrë Juventusin, publikoi insajderi Fabricio Romano.
Sipas Romanos, italiani 66-vjeçar u dakordua të punojë për klubin torinez. Ai do të nënshkruajë marrëveshje deri në fund të sezonit 2025/26, me mundësi për zgjatje nëse Juventusi kualifikohet për Ligën e Kampionëve.
Funksionin e fundit si trajner, Spaleti e kishte me përfaqësuesen kombëtare italiane, të cilin e drejtoi nga viti 2023 deri në vitin 2025. Ai gjithashtu drejtoi Napolin, Interin, Romën, Zenitin, Udinezen, Sampdorian, Empolin, Venecian dhe Ankonën.
Të hënën, Juventusi shkarkoi trajnerin Igor Tudor, i cili ishte në klub nga marsi i vitit 2025. rq/
Foto: EPA