Spaleti: Titullin ua dedikoj të gjithë napolitanëve
- Trajneri i Napolit, Luçiano Spaletti, emocionalisht e përjetoi titullin e kampionit, i pari për Napolin pas 33 viteve.
- Post By Lindita Sulejmani
- 09:32, 5 maj, 2023
Udine, 5 maj 2023 (MIA) – Trajneri i Napolit, Luçiano Spaletti, emocionalisht e përjetoi titullin e kampionit, i pari për Napolin pas 33 viteve.
Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Udinezes në Udine, lojtarëve të Napolit u mjaftoi një pikë për të siguruar titullin. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 13-të përmes Sandi Lovriqit, por Osimhen në minutën e 52-të e barazoi rezultatin.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas e luajti tërë ndeshjen për kampionin e ri të Italisë.
“Titullin ua dedikoj lojtarëve që e merituan këtë gëzim dhe të gjithë tifozëve tanë. Napoli, kjo është për të gjithë ju”, tha Spaleti pas ndeshjes në Udine, ku lojtarët e tij patën mbështetjen e 11 mijë tifozëve.
Ndeshja përmes video-bimit u ndjek edhe në stadiumin "Diego Maradona" në Napoli.
Për Napolin ky është titulli i parë kampion pas 33 viteve, kur futbollisti i famshëm argjentinas Diego Maradona ishte pjesë e klubit nga viti 1987 deri në vitin 1990. ls/
Foto: Fesjbuk