• e mërkurë, 03 korrik 2024

Spaleti: Lodhja jonë dhe Milani i shkëlqyer janë arsyet e humbjes së thellë

Spaleti: Lodhja jonë dhe Milani i shkëlqyer janë arsyet e humbjes së thellë

Napoli, 3 prill 2023 (MIA) – Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti, beson se humbja e thellë nga Milani ishte për shkak të lodhjes.

"Mund të prekemi nga lodhja, shumë lojtarë kanë obligime për kombëtaret e tyre dhe e japin maksimumin e tyre. Gjithashtu, shumë varet nga vetë ndeshjet, nga fluturimet. Lojtarët kthehen pak të lodhur. Por, Milani e ka të njëjtën situatë. Pjesërisht është lodhja, pjesërisht është se sa mirë luajti Milani. Nuk performuam në nivelin e zakonshëm", citohet Spaleti nga ueb faqja e gazetarit Xhanluka di Marcio.

Milani e ka mposhtur mbrëmë Napolin me rezultatin 4:0 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Serisë A.

Napoli kryeson renditjen me 71 pikë. Milani kaloi Interin dhe u ngjit në vendin e tretë me 51 pikë. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR