• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spajiq: Është arritur marrëveshje me opozitën për regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi

Spajiq: Është arritur marrëveshje me opozitën për regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi

Podgoricë, 16 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria e Malit të Zi dhe përfaqësuesit e partive opozitare arritën marrëveshje për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë, bëri të ditur sot kryeministri Milojko Spajiq, duke shtuar se ky proces do të zbatohet nga 30 nëntori deri më 15 dhjetor.

Spajiqi në konferencën për shtyp tha se ajo që regjistrimin do ta mbështesin opozita dhe shumica e parlamentarëve është një punë e madhe për Malin  e Zi.

 Ai shtoi se ende nuk kanë arritur marrëveshje zyrtare nga opozita, por pritet që të jetë pozitive.

"Nuk dua të paragjykoj, por ajo është përshtypja ime personale, tha kryeministri i Malit të Zi.

Spajiqi theksoi se në këtë mënyrë duhet të zgjidhen të gjitha çështjet.

"Kjo në një mënyrë është pjekuri  e skenës politike. Çlshtja tjetër e vetë pmbajtja.  Konsiderojmë është një mesazh i mirë për regjistruesit të fillojnë zbatimin e programit “Evropa tani 2”  me rritjen e kompensimeve të tyre të regjistrimit në rreth 1.000 euro", tha Spajiqi.

 Ai vlerësoi se kjo është një "udhëheqje e mirë e asaj se cfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm".

 "Regjistrimi na nevojitet ekskluzivisht për arsye teknike, nuk mund të përdorim të dhënat e vitit 2011 në projekte", tha kryeministri.

Në pyetjen nëse sepse në marrëveshje nuk është theksuar data e regjistrimit,  mbajtja e regjistrimit mund të jetë lëndë e shtyrjes, Spajiqi u përgjigj: “Haptas e pyeta opozitën nëse data është problem. Ata thanë se nuk është. Problemi janë kushtet që duhet të përmbushen”.ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR