Spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup
- - Sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet faza e parë e dezinsektimit në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave.
- Post By Fitore Curri
- 11:02, 6 maj, 2023

Shkup, 6 maj 2023 (MIA) - Sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet faza e parë e dezinsektimit në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave.
Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se nëse kushtet e motit nuk janë të mira, spërkatja do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur do të jenë të favorshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.
"Njoftohen bletarët që me kohë t'i marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve", thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s