• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sot në mëngjes më ftohtë në Lazaropole dhe Hanet e Mavrovës - 1 gradë Celsius, më shumë shi ka rënë në Pozharan

Sot në mëngjes më ftohtë në Lazaropole dhe Hanet e Mavrovës - 1 gradë Celsius, më shumë shi ka rënë në Pozharan

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Temperaturat më të ulëta sot janë shënuar në Lazaropole dhe Hanet e Mavrovës - 1 gradë Celsius, në Krushevë 0 gradë Celsius, në Berovë, Kriva Pallankë dhe Pretor dy gradë Celsius, në Prilep, Manastir, Ohër dhe Tetovë katër, në Vinicë pesë, në Strumicë, Kumanovë dhe Shtip gjashtë, 7 në Shkup - Zajçev Rid dhe Shkup - Petrovec shtatë, në Demir Kapi dhe Gjevgjeli tetë gradë Celsius.

Më shumë shi ka rënë në Pozharan 26 l/m2, në Pretor 16, në Tetovë 15, në Hanet e Mavrovës 14, në Ohër dhe Krushevë 13, në Shkup Zajçev Rid 12, në Shkup Petrovec 11, në Manastir dhe Vinicë 10, në Kriva Pallankë nëntë, Topollçan tetë, Strumicë shtatë, në Shtip, Gjurishte dhe Lazaropole gjashtë, në Kumanovë, Gjevgjeli dhe Berovë pesë, në Prilep dhe Demir Kapi katër dhe në Dojran dy litra m/2.

Më shumë borë ka në Kodrën e Diellit 24 centimetra, katër në Hanet e Mavrovës dhe dy në Krushevë.

Moti sot ishte kryesisht i vranët me reshje të përkohshme shiu, në male të borës. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Nga fundi i ditës vranësirat pjesërisht do të ulen. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup mot do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme shoi dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë Celsius. 

FOTO: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR