• e hënë, 23 dhjetor 2024

Soreca: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE në krye të agjendës politike në Samitin e Procesit të Berlinit

Soreca: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE në krye të agjendës politike në Samitin e Procesit të Berlinit

 Tiranë, 13 tetor 2023 (MIA) - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luixhi Soreca deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Union do të jetë në krye të agjendës politike, në samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.

Gjatë kohës së konferencës, në Tiranë, lidhur me rolin e parlamentit në rrugën e integrimit, Soreca vlerësoi se procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm për vendet e rajonit. 

 Sipas Soracas, synimi është që të bashkohen vendet e Ballkanit Perëndimor në një treg të përbashkët përpara hyrjes në BE dhe që vendet të kenë marrëdhënie miqësore.

Gjithashtu, shtoi, se është shumë e rëndësishme që të takohen ministra dhe krerë të shteteve, si dhe anëtarë të parlamenteve, përfaqësues e popullit në rajon, të takohen dhe të tregojnë unitetin e tyre dhe të dalin me deklarata të përbashkëta.

Ndryshimet politike me mënyrën se si Rusia e sheh Ukrainën, kanë rritur vëmendjen, e cila nuk ka qenë kurrë më e madhe se tani, për zgjerimin e BE-së. Tani e kuptojmë se është një çështje shumë strategjike për sigurinë në BE. Duhet të përshpejtojmë procesin e reformave, por edhe hyrjen në Bashkimin Evropian. Kjo çështje është në krye të agjendës politike në Shqipëri, në rajon, madje edhe të hënën e ardhshm. Shpresojmë të përgatitemi për samitin e Ballkanit Perëndimor që do të organizohet në Bruksel në mes të dhjetorit, pas takimit të fundit që do të mbahet në Tiranë", theksoi ai.

Sipas tij, Procesi i Berlinit luan rol të rëndësishëm pasi është "platformë ku partnerët nga rajoni punojnë më shumë në projekte dhe reforma që do t'i përgatisin ata për hyrjen në BE".

"Samiti i Berlinit është një katalizator për BE-në për të arritur marrëdhënie miqësore. Shqipëria është meritore, si një nga vendet e para që ka marrë drejtimin dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Procesin që do të nisë kryetarja Fon der Lajeni do të jetë pjesë shumë e rëndësishme e kësaj “enigme”. Qëllimi i këtij plani është bashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në një treg të përbashkët përpara se të hyjnë në BE", deklaroi Soreca.

Proositi se është shumë e rëndësishme vazhdimi i reformave.

"Reforma në gjyqësor i ka sjellë kaq shumë këtij vendi, por edhe rajonit në përgjithësi. Përparimi gradual drejt BE-së do të ndihmohet nga promovimi i disa përfitimeve që do të ndodhin me anëtarësimin në BE", theksoi ai, raporton abcnews.al. qa/ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR