Sonte në Shkup regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të xhirimit të një filmi
- Për shkak të xhirimit të një filmi, sonte në periudhën prej orës 20:00 deri në orën 04:00 i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet do të jetë bulevardi "11 Tetori" në shtrirjen nga udhëkryqi me rr. "Dame Gruev" deri në udhëkryqin me bul. "Koço Racin" në Shkup.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:32, 31 korrik, 2025
Shkup, 31 korrik 2025 (MIA) - Për shkak të xhirimit të një filmi, sonte në periudhën prej orës 20:00 deri në orën 04:00 i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet do të jetë bulevardi "11 Tetori" në shtrirjen nga udhëkryqi me rr. "Dame Gruev" deri në udhëkryqin me bul. "Koço Racin" në Shkup.
Siç kumtoi MPB, komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë thirrje qytetarëve t'i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë. ab/
Fotо: МIА arkivi