Solemnisht hapet Kampionati i 22-të botëror në futboll
- Post By Fami Bajrami
- 17:08, 20 nëntor, 2022
Al Hor, 20 nëntor 2022 (MIA) – Në qytetin Al Hor në stadiumin “Al Bejt” pasditen e sotme në mënyrë spektakolare është hapur Kampionati i 22-të botëror në futboll.
Në botërorin Katar 2022 do të marrin pjesë 32 reprezentacione të ndara në tetë grupe.
Në ndeshjen e parë dhe të vetme të sotme nga ora 17:00 takohen skuadra nikoqire e Katarit dhe ajo e Ekuadorit.
Përbërja e grupeve:
Grupi A: Katari, Ekuadori, Senegali dhe Holanda.
Grupi B: Anglia, SHBA, Irani dhe Uelsi.
Grupi C: Polonia, Argjentina, Meksika dhe Arabia Saudite.
Grupi D: Franca, Danimarka, Tunizia dhe Australia.
Grupi E: Gjermania, Spanja, Kosta Rika dhe Japonia.
Grupi F: Kroacia, Belgjika, Kanadaja dhe Maroku.
Grupi G: Zvicra, Serbia, Brazili dhe Kameruni.
Grupi H: Portugalia, Uruguai, Gana dhe Koreja e Jugut.
Dy reprezentacionet që do të renditen si të parat nga secili grup shkojnë në raundin e 1/16- të të finales.
Kampionati botëror në Katar është i pari në histori që luhet në dimër. Do të zgjasë deri më 18 dhjetor dhe i pari që ndonjëherë që mbahet në botën arabe dhe i pari në një vend me shumicë myslimane, si dhe Kampionat i dytë botëror që tërësisht do të mbahet në Azi.
Trofeun nga botërori i fundit të mbajtur në Rusi 2018 e mbron reprezentacioni francez.