Snopçe: Lëvizja Besa i dha legjitimitet BDI-së në vitin 2020
- Deputeti i ASH, Halil Snopçe ka rikujtuar periudhën kur Lëvizja Besa në vitin 2020 u bë pjesë e Qeverisë në koalicionin parazgjedhor me LSDM-në. Kjo gjë, siç thekson Snopçe, e legjitimoi BDI-në pasi Besa nuk iu bashkëngjit opozitës atë kohë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:16, 11 qershor, 2025
Shkup, 11 qershor 2025
Deputeti i ASH, Halil Snopçe ka rikujtuar periudhën kur Lëvizja Besa në vitin 2020 u bë pjesë e Qeverisë në koalicionin parazgjedhor me LSDM-në. Kjo gjë, siç thekson Snopçe, e legjitimoi BDI-në pasi Besa nuk iu bashkëngjit opozitës atë kohë.
"Lëvizja Besa ishte ajo që i dha legjitimitet BDI-së në vitin 2020 që të vazhdojë me qeverisjen. Kur flasim për korrupsion, nuk mund të kufizohemi vetëm në katërvjeçarin e fundit. Lëvizja Besa kishte mundësinë ti bashkëngjitet opozitës në vitin 2020, por iu bashkua BDI-së", deklaron deputeti Snopçe.
Deputeti i ASH, thotë se Lëvizja Besa dhe Izet Mexhiti nuk mund të flasin për korrupsionin, ndërsa i shërbenin BDI-së deri dje.
"Njësoj si partia e Izet Mexhitit. Ato po flasin për korrupsionin 22 vjeçar të BDI-së, duke mos e përmendur se 20 vite të plota kanë qenë pjesë e atij korrupsioni", thotë deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.
Aleanca për Shqiptarët- krahu i Arben Taravarit
__________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.