Snopçe: Këta të Besës si nënkryetari i BDI-së 2021, qenkan bërë pishman për ligjin e regjistrimit që e votuan!
- Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe përmes një postimi në "Facebook" ua rikujtoi Lëvizjes Besa dhe Izet Mexhitit, se janë të njëjtët që në vitin 2021 kanë votuar metodologjinë që i ndante qytetarët në rezident dhe jorezident.
- Post By Fami Bajrami
- 00:25, 29 qershor, 2025
Shkup, 29 qershor 2025
Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe përmes një postimi në "Facebook" ua rikujtoi Lëvizjes Besa dhe Izet Mexhitit, se janë të njëjtët që në vitin 2021 kanë votuar metodologjinë që i ndante qytetarët në rezident dhe jorezident.
"Njësoj sikurse nënkryetari i BDI-së në vitin 2021 edhe këto të lëvizjes Besa paskan nisur publikisht të shprehin pishmanllëkun pse e kanë votuar ligjin për regjistrim në vitin 2021, në kuadër të cilit ishte edhe metodologjia që i ndante qytetarët në rezident dhe jorezident, gjë që u shfuqizua nga gjykata kushtetuese.
Snopçe shton se si duket po moralizohet politika në shtetin tonë pasi gjithnjë e më tepër faktorët politik publikisht po e shprehin vetëkritiken nga politikat që kanë ndjekur në të kaluarën.
"Si duket gjithnjë e më tepër faktorë politikë po bëhen pishman për mosreshtimin me Aleancën për Shqiptarët për sa i përket regjistrimit të popullsisë në vitin 2021. Edhe njëherë them, vetëkritika është gjë e mirë. Ajo që nuk është mirë është heshtja se si do veprohet me këto çështje në të ardhmen", shprehet Snopçe.
Aleanca për Shqiptarët
______________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.