• e mërkurë, 12 shkurt 2025

Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit

Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit

Shkup, 10 janar 2025

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në seancën plenare në Kuvend ka deklaruar që Ilire Dauti nuk është shkarkuar, vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini. Pra, nga aty thuhet që deputetët e VLEN-it kanë votuar kundër shkarkimit të Dautit nga pozita e lartpërmendur.

"Zonja, Ilire Dauti, nuk është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit. Pra, duhet të pastrojmë këtë çështje pasi në mediat në gjuhën shqipe kishte deziniformim, pasi Ilire Dauti do të vazhdojë të ushtrojë pozitën e njëjtë. Prandaj, kjo që u plasua në media është e pavërtetë. Gjithashtu, koalicioni VLEN votoi kundër shkarkimit të Dautit", tha deputeti Halil Snopçe.

Vlen

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR