• e hënë, 23 dhjetor 2024

SMIA: Kërkesa për rritjen e pagave të të punësuarve në MIA të vihet në rend dite në mbledhje qeveritare

SMIA: Kërkesa për rritjen e pagave të të punësuarve në MIA të vihet në rend dite në mbledhje qeveritare

Shkup, 26 gusht 2023 (MIA) - Sindikata e Agjencive Informative Mediatike (SMIA) rikujton kryeministrin Dimitar Kovaçevski për premtimin e dhënë në intervistën e fundit për Agjencinë Informative Mediatike (MIA), se kërkesa për rritjen e pagave të të punësuarve do të të vihet në rend dite në seancë qeveritare.

"Në intervistën dhënë më 6 gusht, kryeministri thekson se e vlerëson jashtëzakonisht rolin dhe rëndësinë e MIA-s dhe pret që çështja e harmonizimit të pagave të të punësuarve të zgjidhet shpejt në një nga mbledhje e ardhshme qeveritare. Për këtë arsye kërkojmë që në mbledhjen e ardhshme Qeveria të shqyrtojë dhe miratojë pikën për rritjen e koeficientit dhe të harmonizohet me rritjen sipas Marrëveshjes së përgjithshme kolektive", thuhet në kumtesën e SMIA-s.

Kërkesa e menaxhmentit të MIA-s është që rritja e pikëve të jetë 16.7 për qind, kurse sindikata kërkon rritje prej 30 për qind siç është bërë në Ministrinë e Financave, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Doganë... Kjo kërkesë, thekson Sindikata bazohet në faktin që për shkak të pagave nënmesatare, Agjencia po përballet me largim të kuadrit.

Sindikata rikujton se për kërkesën nuk nevojiten mjete shtesë financiare nga Buxheti i shtetit, sepse mjetet janë siguruara në Buxhetin e MIA-s.

"Si Agjenci që një pjesë të mjeteve i siguron nga Buxheti, ndërsa konform me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik, dëshirojmë t'ju rikujtojmë edhe në dispozitat e MPK që për të punësuarit në sektorin publik në shtator do të ketë rritje të pagave prej 10 për qind", theksojnë nga SMIA.

 

QËNDRONI TË LIDHUR