Sllovenia dhe Palestina vendosën marrëdhënie diplomatike
- Sllovenia dhe Palestina vendosën marrëdhënie diplomatike sot, një ditë pasi Sllovenia u bë anëtarja e 147-të e OKB-së që njohu Palestinën, njoftoi STA.

Lubjanë, 5 qershor 2024 (MIA) - Sllovenia dhe Palestina vendosën marrëdhënie diplomatike sot, një ditë pasi Sllovenia u bë anëtarja e 147-të e OKB-së që njohu Palestinën, njoftoi STA.
Ambasadorit palestinez Salah Abdel-Shafi iu dorëzua një notë për njohje.
Presidenti palestinez Mahmud Abas e falënderoi përmes telefonit kryeministrin slloven Robert Golob. Të dy ranë dakord të takohen javën e ardhshme në Jordani. ls/
Foto: STA