• e premte, 22 nëntor 2024

Slloveni Marko Boshnjak u zgjidh kryetar i ri i Gjykatë evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg

Slloveni Marko Boshnjak u zgjidh kryetar i ri i Gjykatë evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg

Strasburg , 13 maj 2024 (MIA) - Gjykatësi slloven Marko Boshnjak është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut (GJEDNJ), i cili në atë funksion do ta trashëgojë irlandezen Siofra O'Lieari, kumtoi sot gjykata, selia e së cilës është në Strasburg.

Boshnjak (50) është nënkryetar i GJEDNJ-së prej nëntorit të vitit 2022. Ai do ta marrë funksionin e ri më 2 korrik.

Kohëzgjatja e mandatit të tij  nuk është saktësuar.

Kryetari i Gykatës evropiane për të drejta të njeriut zakonisht zgjedhet për më së shumti tre vite, por gjykatësit nuk mund të mbeten në funksion më shumë se nëntë vite.

Boshnjak është në Gjykatën evropiane  prej vitit 2016, ndërsa mandati i tij duhet të skadojë në vitin 2025.

Gjykatësit nuk kanë të drejtë rizgjedhjeje.

Kryetarin e GJEDNJ-ë e zgjedhin 46 gjykatës të gjykatës, parimisht nga një gjykatë për vend anëtar të Këshillit të Evropës.

Siofra O'Leari ihste gruaja e parë e zgjehdur në krye të GJEDNJ-së.

Gjykatësi norvegjez Arnfin Bardsen sot është zgjedhur nënkryetar i GJEDNJ-së. Edhe ai do ta marrë funksionin më 2 korrik.

Gjykata evropiane për të drejta të njeriut është degë gjyqësore e Këshillit të Evropës. AJo është përgjegjëse për t[ë vepruar rreth ankesave lidhur me shkeljet e Konventës evropiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut në 46 vende të cilat e kanë ratifikuar atë. ab/

Foto: GJEDNJ

QËNDRONI TË LIDHUR