• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sllovakia regjistron 1.100 kërcënime për bomba brenda një dite, policia nis hetimet për terrorizëm

Sllovakia regjistron 1.100 kërcënime për bomba brenda një dite, policia nis hetimet për terrorizëm

Bratisllavë, 7 maj 2024 (MIA)  - Shkollat dhe institucionet sllovake, përfshirë bankat, sot morën më shumë se 1.100 kërcënime për bomba, që shkaktoi evakuime në të gjithë vendin, kumtoi policia, duke publikuar se ka nisur hetim për terrorizëm.

"Akti është duke u hetuar si një vepër penale veçanërisht e rëndë, një sulm terrorist", tha Ratisllav Polakoviq, zëvendës shef i policisë.

Ai theksoi se meilet kanë filluar të mbërrijnë në shkolla sot nga ora pesë ose gjashtë e mëngjesit dhe shtoi se pothuajse 1.000 nga kërcënimet për bomba janë drejtuar në shkollat, ndërsa më shumë se 100 prej tyre janë pranuar nga bankat. 

"Policia e kontrollon sigurinë në shkollat dhe punon në zbulimin e autorit", publikoi policia në ueb faqen e saj zyrtare në Fejsbuk.

Autorët përballen me një dënim të përjetshëm me burg. ls/ 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR