• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sllovakia nuk vendos gjendje të jashtëzakonshme shkaku i atentatit ndaj kryeministrit

Sllovakia nuk vendos gjendje të jashtëzakonshme shkaku i atentatit ndaj kryeministrit

Bratislavë, 16 maj 2024 (MIA) - Qeveria sllovake sot vendosi të mos shpallë gjendje të jashtëzakonshme pas atentatit të kryeministrit Robert Fico, por vetëm të forcojë sigurinë e zyrtarëve dhe kategorive të cenueshme, duke përfshirë dhe gazetarët, deklaroi në Bratislavë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Robert Kalinak. raporton Hina.

"Nuk dua të ndërhyj në liritë dhe të drejtat civile. Unë dua që ne të shkojmë në rrugën e qetësimit të shoqërisë. Nëse situata e sigurisë përkeqësohet, ne gjithmonë mund ta bëjmë këtë", deklaroi Kalinak pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Sllovakisë dhe seancës së Qeverisë.

Partitë politike në Sllovaki kanë vendosur të pranojnë apelin e presidentit të zgjedhur të vendit, Peter Pelegrini, për të hequr dorë nga fushata përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të qershorit ose për ta zvogëluar atë sa më shumë që të jetë e mundur.

Menjëherë pas atentatit të djeshëm të kryeministrit Fico, opozita anuloi protestat e mëdha për shkak të përpjekjeve të qeverisë për të bërë ndryshime në gjyqësor dhe shërbimet e medias publike sipas modelit të Hungarisë dhe deri vonë edhe Polonisë, për të cilën të dy vendet ishin në mosmarrëveshje me Bashkimin Evropian, i cili vlerësoi se këto reforma kërcënojnë sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave.

Shumica e partive nuk pranuan të komentojnë lajmet për atentatet në faqet e tyre të internetit ose mediat sociale dhe policia u kërkoi mediave sllovake të bënin të njëjtën gjë.

Kalinak dhe ministri i Punëve të Brendshme, Matus Shutaj Eshtok, në veçanti u bënë apel mediave që të tregohen të përmbajtur dhe të verifikojnë informacionin para se t'i publikojnë ato.

Kalinak për televizionin britanik Bi-Bi-Si deklaroi se po përhapen lajme të paverifikuara ose gjysmë të vërteta dhe të pavërteta për Ficon, mes tjerash se ai është kundër ndihmës për Ukrainën, ndërsa Shutaj Eshtok theksoi se Fico është vetëm kundër dhënies së armëve të Ukrainës.

Ministri sllovak i Mbrojtjes, madje paralajmëroi se qeveritë sllovake dhe ukrainase u takuan së fundmi për të vlerësuar së bashku se për çfarë lloj ndihme ka nevojë Kievi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR