Sllovakia e vazhdoi kontrollin në kufirin me Hungarinë
- Qeveria sllovake sot e vazhdoi kontrollin në kufirin me Hungarinë deri më 23 dhjetor, në përpjekje të parandalojë fluksin e rritur të emigrantëve ilegalë.
- Post By Sara Ademi
- 13:48, 20 nëntor, 2023

Bratisllavë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria sllovake sot e vazhdoi kontrollin në kufirin me Hungarinë deri më 23 dhjetor, në përpjekje të parandalojë fluksin e rritur të emigrantëve ilegalë.
Kontrollin kufitar Sllovakia e vendosi më 5 tetor, pas shembullit të Polonisë, Çekisë dhe Austrisë, të cilët e forcuan kontrollin pikërisht në territorin e saj, shënojnë mediat britanike.
Nga vendosja e kësaj mase, rrjedha e emigrantëve ilegalë dukshëm është ulur.
"Mund të konkludohet se kontrollet kufitare në kufijtë ndërkombëtarë, së bashku me masa të ngjashme të vendeve fqinje, kanë karakter parandalues", citojnë nga MPB-ja sllovake.
Kryeministri sllovak Robert Fico njoftoi mbrojtjen e kufirit nga migrimi ilegal. sa/
foto: Arkivi i MIA-s