Sllobodan Trendafillov u zgjodh kryetar i LSM-së
- Sllobodan Trendafillov është kryetar i ri i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Ai u zgjidh pas Kongresit të sotëm që u mbajt në Shkup. Trendafillov ishte kandidati i vetëm për kryetar të LSM-së.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:28, 30 qershor, 2023

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Sllobodan Trendafillov është kryetar i ri i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Ai u zgjidh pas Kongresit të sotëm që u mbajt në Shkup. Trendafillov ishte kandidati i vetëm për kryetar të LSM-së.
Kongresi filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për kryetarin e ndjerë të LSM-së, Darko Dimovski dhe angazhimeve të tij për veprimin sindikalist.
Dimovski e kreu funksionin e kryetarit të LSM-së prej dhjetorit të vitit 2017, ndërsa më parë ishte kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga gastronomia, turizmi, ekonomizimi komunal-banesor, zejtaria dhe shoqatat e mbrojtura (SGTKZ). ab/
Foto: МIА