• e premte, 05 dhjetor 2025

Sllaveski në takime me FMN-në: Masat e Bankës Popullore kontribuojnë për ulje graduale të inflacionit dhe mbajtjen e stabilitetit financiar

Sllaveski në takime me FMN-në: Masat e Bankës Popullore kontribuojnë për ulje graduale të inflacionit dhe mbajtjen e stabilitetit financiar

Shkup, 17 tetor 2025 (MIA) - Politika monetare prudente që e zbaton Banka Popullore kontribuon në menaxhimin efektiv me rreziqet dhe uljen graduale të inflacionit, me ç'rast krijon kushte për rritje ekonomike të qëndrueshme. Kjo konfirmohet edhe nga parashikimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ekonominë e Maqedonisë, me rritje të pritur prej 3,4 për qind, ndërsa për vitet në vijim mbajtje të nivelit rreth 3 për qind. Njëkohësisht, inflacioni pritet në vazhdimësi të vazhdojë me uljen dhe të reduktohet në nivel historik prej rreth 2 për qind në afat të mesëm.

Siç kumtoi sot shërbimi për shtyp i Bankës Popullore, kjo u theksua nga përfaqësuesit e FMN-së në takimet me guvernatorët e Bankës Popullore Trajko Sllaveski, në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Popullore, që mbahen në Uashington, ndërsa në të cilat morën pjesë edhe ministrja e financave Gordana Dimitrieska Koçoska.

Guvernatori Sllaveski u takua me zëvendësdrejtorin e FMN-së Bo Li, drejtorin e Departamentit Evropian në FMN Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv Jeron Klik, zëvendësdrejtorët Marniks van Raj dhe Vladislav Rashkovan dhe shefin e Misionit të FMN-së për vendin tonë Nik Gigineishvili.

Sipas kumtesës, në takime, përfaqësuesit e lartë të FMN-së përshëndetën përfshirjen dhe realizimin e transaksioneve të para në SEPA, si dhe nënshkrimin e Letrës së qëllimeve me Bankën e Italisë për zhvillimin e klonit të sistemit TIPS të BQE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor për modernizimin e mëtejshëm dhe mundësimin e pagesave instant në pagesat vendase, të ndërsjella kufitare dhe pagesat me vendet tjera në SEPA.

Në biseda u konfirmua edhe bashkëpunimi i suksesshëm i vazhdueshëm mes Bankës Popullore dhe FMN-së. Në periudhën e fundit, përmes misioneve teknike të FMN-së janë realizuar disa aktivitete për modernizimin e operacioneve monetare, përmirësimin e projeksioneve për likuiditet të sistemit bankar dhe përforcimin e kapaciteteve supervizore të Bankës Popullore. Me këtë tregojnë nga Banka Qendrore, është rritur efikasiteti dhe parashikueshmëria në zbatimin e politikës monetare, si dhe rezistenca e sistemit bankar të rreziqeve potenciale. Paralajmërojnë se bashkëpunimi me FMN-në do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim të harmonizimit të mëtejshëm me standardet ndërkombëtare dhe avancimin e kapaciteteve analitike dhe operative të Bankës Popullore. sa/

foto: Banka Popullore

QËNDRONI TË LIDHUR