• e premte, 05 dhjetor 2025

Sllaveski: Kursime të rëndësishme nga hyrja në infatrukturat financiare evropiane, inflacioni këtë vit nën 4 për qind

Sllaveski: Kursime të rëndësishme nga hyrja në infatrukturat financiare evropiane, inflacioni këtë vit nën 4 për qind

Ohër, 28 tetor 2025 (MIA) – Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Trajko Sllaveski, theksoi sot se priten kursime të rëndësishme te të gjitha subjektet pas fillimit të realizimit të pagesave dhe transferit të mjeteve përmes Zonës së vetme për pagesa në euro (SEPA). 

“Presim kursime të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset private, kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse shenjat dhe përfitimet e para të uljes së ndjeshme të shpenzimeve të transaksioneve janë tashmë të dukshme... Në planin afatgjatë, presim që kanalet zyrtare të transferimit të parave të përdoren shumë më tepër sesa ato që kemi aktualisht dhe kursimet të jenë edhe më të mëdha”, tha guvernatori Sllaveski në Konferencën e 16-të për Pagesat dhe Infrastrukturën e Tregut, e cila mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Në tubimin në Ohër ishin shkëmbyer edhe përvojat e para nga shfrytëzimi i sistemit SEPA dhe transaksionet e para të zbatuara gjatë këtij muaji, më saktë nga 7 tetori e këtej. 

Sllaveski theksoi se për momentin nuk janë vendosur kufij të lartë me të cilët do të konfirmoheshin çmimet e pagesës të shërbimeve për vetë transaksionet nga arsyeja që të lejohet, siç tha, bankat vetë në konkurrencë të ndërsjellë në këtë fazë t’i vendosin çmimet në nivel edhe më të ulët. 

Sllaveski përkujtoi edhe se në Memorandumin që pesë shtete të Ballkanit Perëndimor e iniciuan për vendosje të sistemit TIPS për pagesa instante që pritet të jetë operativ diku nga korriku i vitit të ardhshëm. 

“Ky do të jetë një hap tjetër përpara në modernizimin e sistemit të pagesave në vend. Është një sistem që funksionon 24 orë në ditë, ndryshe nga mundësitë aktuale kur sistemet e pagesave, dhe me këtë edhe mundësitë për transferimin e mjeteve, përfundojnë diku pas orës 15:00. Tani mund të disponojmë lirisht me mjetet tona, në mënyrë të sigurt me shpenzime të ulëta, dhe së shpejti ato pagesa do të bëhen brenda sekondave, gjë që do të thotë shumë për diasporën tonë, për studentët që studiojnë jashtë vendit, gjithsesi për qytetarët tanë që duhet të bëjnë pagesa, dhe mbi të gjitha për kompanitë”, tha Sllaveski.

Guvernatori duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se nuk pret ndonjë goditje të rëndësishme të çmimeve, e as inflacion të rritur ose mungesë të derivateve të naftës në vend, si pasojë e sanksioneve të fundit të shtuara të vendosura për karburantet nga Federata Ruse. Sllaveski është i bindur se pas goditjes fillestare të çmimeve gjërat do të stabilizohen. 

“Ka prodhues të tjerë që kanë kapacitet për të kompensuar sasitë e naftës që mund të mos dorëzohen nga Rusia. Nuk pres ndonjë goditje të madhe. Sipas parashikimit të Bankës Popullore, presim që trendi i uljes së inflacionit i vërejtur në muajt e fundit të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe inflacioni të mos kalojë katër për qind. Objektivi për vitin e ardhshëm është të bjerë në tre dhe nën tre për qind, brenda kornizës së inflacionit të vërejtur në BE”, tha Sllaveski. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR